Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e heroit Adem Jashari, po udhëtojnë drejt Tiranës në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen e sotme kundër Çekisë.
"Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret", shkruan Kurti.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese. Festa e tifozëve ka nisur në Tiranë, me kuqezinjtë që kanë filluar të futen në stadium.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024
S.Dh//ReportTv.al