'Se dixhitalizojmë dot çdo performancë artistike', Kumbaro: Kultura, po aq vitale sa ushqimi dhe buka

30 Prill 2020, 23:18| Përditesimi: 30 Prill 2020, 23:20

  • Share

Pasi foli ditën e sotme nga foltorja e parlamentit, ish-ministrja Kumbaro në një lidhje skype për emisionin ’Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, konsumimin e kulturës në thuajse dy muaj izolim e ka cilësuar si anestezi. Duke theksuar se kultura është nevojë po aq e rëndësishme sa ushqimi dhe buka. Kumbari ritheksoi edhe një herë propozimet e saj lidhur me hapjen e siteve të trashëgimisë kulturore një shqetësim që shkon më përtej këtij propozimi. Kumbaro u ndal edhe tek kategoritë e artistëve, ata që punojnë në sektorin privat dhe ata që paguhen vetëm nga projekte mujore. Ndërsa theksoi se këtë vit turizmi do të jetë tërësisht shqiptar.

’Unë shkoj përtej sugjerimit për të hapur sitet kulturore. E kam shqetësimin për një grup të rëndësishëm kulturor, për grupin e artistëve. Në ligjërimin publik ndërsa jetojmë në kushtet e pandemisë, ajo që më shqetëson është se nuk flitet për kulturë. Po e konsumojmë kulturën si një anestezi. Kemi konsumuar dy lloj ushqimesh,në këtë periudhë atë normal dhe ushqimin shpirtëror kemi lexuar libra, kemi parë filma. Kultura është nevojë po aq e rëndësishme dhe nevojë vitale sa është ushqimi dhe buka për trupin. Nuk mund të kujtohemi për kulturën kur kemi fituar luftën e pandemisë, na duhet sot. Nëse ne po marrim masa për garantimin dhe funksionimin e administratës. Çfarë po bëjmë për jetën kulturore ? E kam fjalën për të gjithë grupin e artistëve, përkthyesve, aktorëve. Artistët nuk i rrisim dot si patatet. Është e vështirë pasi artisti nuk futet në një proces krijimi artistik. Zakoni i mirë që ka të bëjë me emancipimin nuk duhet të humbasë’’, theksoi Kumbaro

Ish-minsitrja Kumbaro theksoi se këtë vit turizmi do të jetë tërësisht shqiptar.

’Të vendosen rregullat në muze, sikundër në dyqane. Në muze nuk do mund të ketë aq dyndje. Duket se këtë vit turizmi nuk do mund të jetë si vitet e tjera. Do të jemi vetëm ne, nuk do të ketë turistë të huaj. Duhet ta ushqejmë turizmin vetë. Turizmi do të jetë këtë vit tërësisht shqiptar. Na duhet të rizbulojmë Shqipërinë. Sidomos mjediset e hapura që nuk përbëjnë rrezik. Unë nuk jam e zemëruar me askënd. Ka vend për bashkëpunim, pasi të gjithë jetojmë të njëjtën situatë. Mendoj për një sektor që kam drejtuar 6 vjet, ndaj ndava shqetësimet e mia. Dhe mendova që kjo të flitej në publik, problemet e kulturës. Janë dhe ata që punojnë në sektorin publik dhe që paguhen nga shteti dhe atyre nuk u është ndërprerë rroga, por ata duhet të rishpikin vetveten. Nuk do të mund të jenë sallat e mbushura plot. Prandaj them se aktorë, regjisorë duhet të rishpikin veten. Sjell rastin e Francës, një peticion nga artistët atje, që i drejtoheshin presidentit Macron, ku shkruhej ’Zoti president duhet të flisni edhe për kulturën’. Nuk mund ta dixhitalizojmë çdo performancë artistike.Prandaj na duhet të ruajmë ekuilibrat mes teknologjisë dhe elementit të gjallë artistik. Besoj se qeveria do ta ketë këtë qasje, që sezoni i verës të shfrytëzohet për këtë gjë. Shumë artistë punojnë me projekte. Dhe kjo lloj kategorie është pa asnjë të ardhur. Ndaj unë propozova që fondi të ketë një organizim për mbajtjen gjallë të skenës së tyre’’, theksoi Kumbaro

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?