'S'e duan tripletën para fitores në derbi', Xhixha ndez supersfidën me Partizanin! Trajneri i Tiranës: Kundër Teutës arritëm qëllimin

17 Shtator 2022, 11:00| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 12:00

  • Share

Tirana kampionë në fuqi e Superligës la pas minikrizën në sezonin e ri, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Teutës në ndeshjen e parë të javës së 5 të kampionatit.

“Përpos golave jemi të kënaqur për fitoren. Ishim në një pozicion ku kishim marrë pak pikë, minimumin e mundshëm. Për këtë arsye këtë herë e rëndësishme ishte fitorja,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Për bardheblutë kundër ‘djemve të detit’ shkëlqeu Redon Xhixha, futbollisti që shënoi 3 herë dhe mori topin në fundin e ndeshjes. Një paraqitje për të mos u harruar, por jo për Xhixhën, i cili me mendje është te derbi me Partizanin në program për javën e ardhshme.

“Po të ishte në dorën time i kisha fal këto tre gola që të realizoja në derbi, por ishalla ia arrij të shënoj edhe atje,”-tha Redon Xhixha, futbollist i Tiranës.

Me këtë humbje Teuta renditen e parafundit me 3 pikë, por mund të zbresë edhe më poshtë në rast se Kukësi fiton të hënën kundër Partizanit.

“Çaluam shumë sidomos pas golit të parë, por edhe gjatë gjithë pjesës së dytë. E nisëm mirë, duke patur disa momente që mund të shënonim, por në një moment që gabuam për rrjedhojë edhe të cilësive që ka kundërshtari arriti të na shënojë,”-deklaroi Bledi Shkëmbi, trajner i Teutës.

Ndeshja e rradhës për Teutën do jetë me 1 tetor kundër Vllaznisë në ‘Niko Dovana’

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?