Sali Berisha

Politikë

'S’e harrojmë Gërdecin, s’e harrojmë 21 Janarin! Shkatërrove Shqipërinë njeri mizor', Kënga që i përplas realitetin në fytyrë Berishës pas humbjes së zgjedhjeve

15 Maj, 15:01| Përditesimi: 15 Maj, 16:07

  • Share

Një këngë e re i është dedikuar PD-së dhe Sali Berishës, pas humbjes dërrmuese të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Me vargje që i përplasin në fytyrë realitetin, kënga i kujton Berishës momentet më të errëta të karrierës: nga Gërdeci te 21 Janari, nga premtimet për ndriçim te errësira politike, duke  rrëzuar kështu dhe çdo përpjekje të PD-së për të justifikuar humbjen në zgjedhje me trillime për manipulim.

“Shkatërruat Shqipërinë, s'ta harrojmë gjithë jetën i pabesë

I ngjite majat me flamur në dorë e shite idealin o njeri mizor

Premtove ndriçim, solle errësirë

Tradhtove lirinë, u ngatërrua drejtësia

Por ja ku vjen dita, zbardhet historia,” – thuhet ndër të tjera në vargje.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?