Rocco Vata

S'e ka zgjedhur ende Shqipërinë, Rocco Vata mund të bashkohet me Berat Gjimshitin

5 Janar, 16:24| Përditesimi: 5 Janar, 16:25

  • Share

Është vetëm 18 vjeç dhe për të ka një interes të shtuar nga shumë klube të mëdha në Europë. Rocco Vata, fantazisti i Celtic B që luan edhe me ekipin e parë të skocezëve mund të bashkohet me Berat Gjimshitin në Serie A.

Sipas medieve tej Adriatikut, Vata është dëshirë e Atalantës që e sheh gati për ekipin e parë. I lindur në Glasgou, Vata luan për Irlandën U-21 dhe tanimë mund të zgjedhë të veshë fanellën e Shqipërisë.

Fantazisti është i biri i Rudi Vatës, ish-mbrojtësit dhe kapitenit të kombëtares kuqezi për shumë vite. I gjatë 1.84 metër, Vata spikat në fushë me driblimet dhe goditjet nga jashtë zone, teksa shquhet edhe për vizionin e lojës, gjë që ka rënë në sytë e shumë klubeve evropiane.

Interesi më i lartë për të në ditët e fundit vjen nga Bergamo, me Atalantën që do provojë ta bëjë të vetin lojtarin, që ka kontratë me Celtic deri verën e këtij viti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?