‘S’e kuptoj si Duka vepron kundër futbollit’, Jupi për ndryshimin e skemës tek të rinjtë: 6 mijë fëmijë do lënë sportin

23 Gusht 2022, 14:20| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 15:36

  • Share

Ndryshimet e befasishme nga FSHF në skemën e futbollit të moshave si një rrufe në qiell të hapur ka tronditur akademitë e futbollit në Shqipëri. Kjo pasi shumë ekipe të rinj do e kenë të pamundur të luajnë në kampionatet elitare, ndërsa të tjera do lujanë në rajonet e tyre me pak konkurencë. Një skemë e cila aktorët e futbollit të të rinjve e dënojnë ashpër.

“Këto ndryshime që bëjnë ata janë për të favorizuar ata njerëz që ishin më afër në zgjedhjet e fundit të federatës dhe për të goditur ata që kanë larg ose ata që mendojnë se nuk i bëjnë dot përvete,”-u shpreh Redi Jepi, kreu i akademisë ‘Football Republic’.

Në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Jupi akuzoi drejtpërdrejt Armand Dukën si iniciatorin e kësaj skeme që zhduk futbollin.

“Mbasi ke 20 vit në drejtimin e një institucioni pse do bësh gjëra që janë kundër lëvizjes që ti drejton? Pse? E kam vrarë mendjen gjatë këto ditë dhe nuk arrij të gjej asnjë arsye,”- tha Redi Jepi, kreu i akademisë ‘Football Republic’

Sipas ish-futbollistit Jupi sezoni i ri i futbollit të rinjve do jetë shumë i dhimshëm nëse situata nuk ndryshon.

“Me këtë skemë që bëjnë këta të jeni të sigurtë që 5-6 mijë fëmijë nga shtatori-tetori do lënë futbollin fare se s’do kenë ku të luajnë. Shumë nga akdemitë e goditura do mbyllen fare,”-deklaroi Redi Jepi, kreu i akademisë ‘Football Republic’.

Reformat e marra në vitet e fundit për futbollin shqiptar sipas Jupit kanë qenë gjithmonë në të kundërt të tij.

“Stadiumet i kemi bosh, ekipet janë të dobta, kur luajnë në europë kemi rezultate zhgënjyese. Klubet janë të varfëra. Edhe financiarsisht s’ka funksionuar, edhe teknikisht s’ka funksionuar. Nuk mjaftonte gjithë kjo që bënë me ekipet A tani duan ti vënë shqelmin ekipeve të moshave,”-u shpreh Redi Jepi, kreu i akademisë ‘Football Republic’.

Kujtojmë se ndryshimet e formulës së futbollit solli shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës përmes kreut të saj Eduard Prodani. Kjo e fundit me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 23/08/2022 14:58

    Jemi turpi i botes si vend , ky plera duka e mban peng sportin tone si berisha qe mban politiken peng deri ne vdekje vk

    Përgjigju
    • Nardi: 23/08/2022 15:41

      Duka shkencetari i pulava ka shpikur futbollin ne shqiperi, ndersa sala komunisti ka shpikur demokracin, keshtu qe skemi ça te bejme :(

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?