Kombëtarja kuqezi

Sport

S'e kursen kartonin, një holandez vendos drejtësinë në Shqipëri - Moldavi

14 Qershor 2023, 11:25| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 11:45

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë (20:45) për grupin E, teksa më 20 luajnë në transfertë me Ishujt Faroe. Me zero pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grup, tanët e nisën keq me humbjen 1-0 kundër Polonisë.

Tanimë UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat që do vendosin drejtësinë në ndeshjen e parë, atë kundër Moldavisë në Tiranë. Do jetë kryesori Dennis Higler nga Holanda ai që për 90 minuta do gjykojë duelin. Një ndër arbitrat e njohur në Eredivisie, Higler nuk i kursen kartonat e verdhë, duke pasur një mesatare të lartë për ndeshje, afro 7 të tillë. Tanët duhet të bëjnë kujdes në një ndeshje ku kërkohen pikët dhe mosdëmtimi nga kartonat.

Ndihmësa do jenë bashkëkombasit e tij, Joost van Zuilen, Roy De Nas dhe i katërt Ingmar Oostrom. Arbitri Higler ka eksperiencë me skuadrat shqiptare në 2021, kur ka gjykuar Partizanin në humbjen 3-0 në Zvicër kundër Basel, për Conference League. Kujtojmë se në katër duelet që kuqezinjtë kanë luajtur kundër Moldavisë, tanët kanë marrë katër fitore.

Dennis Higler

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?