Joi Aoko në barrelë drejt vendit të saj ku nuk mbijetoi

Alba Malltezi: Se mos vetëm 21 janarin dhe Gërdecin, po vajza keniote si u vra?

15 Shkurt 2023, 09:12| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 09:23

  • Share

Vajza keniote, Joy Achieng Aoko, vdiq në spital, në vendin e saj afrikan, në këto ditë shkurti, tamam një vit pasi kishte firmosur të niste punën në Shqipëri. Në një kazino në Tiranë. Nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve dhe misterit të masakrimit që veç nënës, nuk duket se i ka interesuar dikujt tjetër ta zbardhë.

Ata pak gazetarë që kërkojnë të vërtetën, tregojnë gabime të pafalshme në grumbullimin e provave nga policia, deri në pyetje dhe përkthime qesharake të shkruara të zezë mbi të bardhë. Një ves i keq dhe i vjetër ky i uniformave tona, që e njohim mirë të gjithë ne shqiptarët. Kur nuk duhet të zbulohet një krim, kamerat nuk shohin, dëshmitarët përgjigjen si të ishin të palogjikshëm, dhe kufomat nuk flasin.

Këmbët e mbledhura me çorapet e pambukëta ngjyrë gri, ndërsa Joy futet me barrelë në avionin që do ta çonte drejt shpresës, mund të ishin këmbët e çdo vajze shqiptare që në gjithë këto vite tranzicion zgjodhi të punojë diku nëpër botë për një jetë më të mirë. Ato çorape fshehin ngjyrën e bukur të një keniote të re që ishte komplet ndryshe nga ne. Kushedi sa i kishte pëlqyer Tirana në gjithë këto muaj që kishte jetuar dhe punuar deri në gusht, kur u gjet e masakruar nën rezidencën ku jetonte me shoqet e saj.

Ne vazhdojmë të qajmë e të qahemi për drejtësinë tonë, për njerëzit që duhet të bëjnë shtetin dhe të vigjëlojnë; nëna, vajza presin drejtësi për të afërm të vrarë në sy të të gjithëve, nën sytë tanë me prova që shpërthejnë si fshikullima kudo, por që vetëm policët, hetuesit, gjykatat nuk i shikojnë. Atëherë nuk është vetëm një problem politik, si ai i 21 janarit apo Gërdecit që vazhdojnë të mbeten pa një qartësim gjyqësor. Drejtësia jonë nuk vepron edhe kur një krijesë me ngjyrat e mrekullueshme të Afrikës humb jetën në zemër të kryeqytetit shqiptar, të cilit i pat besuar diversitetin magjik të saj.Joy Achieng Aoko e kishte pasuruar Tiranën, ishte me siguri një lule e rrallë që i përplasej në fytyrë racizmit dhe maskilizmit tonë.

Joy u gjet e masakruar në Shqipëri dhe vdiq në Kenia. Askush nuk pa, asgjë nuk u filmua, asnjë provë nuk qartësoi se si.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 15/02/2023 10:35

    E moj goce ne qe jetojm ne nje vend te bukur e te rrall sic eshte vendi i shqipes kemi par e degjuar gjera te pa besushme dhe te pa imagjinushme. Ketu shyqyr zotit mediat jan edhe vizive edhe te shkruara. Flasim 24 ore per nje krim a ndonje ngjarje me ze dhe figure me regjistrime kamerash e sterkamerash dhe perfundimi nje verr ne uje. Populli po qe se ka nderin te quhet i till per keto te ngrihet non stop 24 ore pa nderprerje deri sa ti dali uji sic thot populli dhe drejtesia te kryej njeher te vetme detyren qe I ngarkon kushtetuta. Por s'eshte e then te behet kjo,ne ngrihemi per karriket e pisave te lloit sali e ilir qenerve dhe sleme gje pa shkaterruar e djegur. Jo me te gjendet se cili vrau vajzen keniane. Ketu vriten perdit dhe vrasesi iken ne drejtim te paditur. Shkurt ne nuk behemi.

    Përgjigju
  • Taxia: 15/02/2023 09:35

    Reth 25 vite me pare mu desh te merrja nje taksi ne Tirane. Shoferi me tha: "Ne nje aksident miniere ne Kine kane vdekur 200 kinez, dhe po bahet nami atje. Ketu ne Tirane vriten njerez dhe se çan koken njeri". Fatekeqesisht asgje ska ndryshuar as sot.

    Përgjigju
    • Dori: 15/02/2023 16:18

      Ne Kine kane vdekur dhjetra milione njerez nga uria e se ka rruar kush, jo me se vdiqen 200 veta ne miniere,qe jane te zakonshme aty. Ka ndyshuar shume ky vend ne 25 vite ne te gjitha dimensionet. Dhe vetem nje qorr toksik nihilist qe sheh vetem zi e mohon kete.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?