Këngëtari i njohur Ermal Meta në një intervistë për mediat italiane ka zbuluar emrin që do t’i vendos vogëlushes që pritet të vijë në jetë në muajin qershor.
Ai tregoi se vajza do të quhet Fortuna Marie.
“Një aventurë e bukur do nisë. Ajo do të quhet Fortuna Marie”, shprehet Ermali, në emisionin ‘Verissimo’.
Ndërkohë që theksoi se titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” ia ka kushtuar të së bijës.
“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegon këngëtari.
Gjithashtu Ermali ka rrëfyer se mezi pret që ta takojë atë.
“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”, tha ai.