Kronikë

Së shpejti çelet muzeu për historinë e Forcave të Armatosura, Rama: Do krijojë një pikë referimi për vizitorët në kryeqytet

7 Janar 2021, 08:29| Përditesimi: 7 Janar 2021, 08:45

  • Share

TIRANË- Shumë shpejt do të çelet muzeu i ri kushtuar historisë së Forcave të Armatosura. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku janë ekspozuar disa mjete ushtarake, të cilat do të jenë pjesë e këtij muzeu.

Ai shkruan se aty do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së Forcave të Armatosura në vite, një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë.

Rama thotë se më parë në këtë territor, ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap, nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë.

“Mirëmëngjes, shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë... Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim” – shkruan Rama.

E.M./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • My opinion: 07/01/2021 20:06

    Tamam,sh bukur, interesante,duhet të ketë sa më sh Vendim-marrje të tilla,por do ndryshken në shi ashtu!!!..duhet nga një konstrukt i lehtë,me dru e pleksi-glass ose me panele diellore,si çati..

    Përgjigju
  • vali: 07/01/2021 17:38

    MJETET DUHET TE JENE TE MBULUARA NE KETE MUZEUM QE TE MOS I ZERE SHIU ,,NDRYSHE DO KALBEN....

    Përgjigju
  • Niku: 07/01/2021 16:29

    Do zoti mos te vijne ne dore te Arben Imamit se i coj te gjitha per skrap ne elbasan, sic ka cuar vite me pare edhe nendeteset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?