Së shpejti një gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë! 3 në 1 mijë fëmijë në botë lindin me çrregullime në dëgjim

30 Qershor 2022, 20:01| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 20:31

  • Share

Fëmijët me çrregullime në të dëgjuar do të kenë mundësi për herë të parë të ndjekin arsimin e mesëm. Një kurrikul e re e gjuhës së shenjave është zhvilluar dhe akredituar nga Ministria e Arsimit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një gjimnazi të posaçëm për këtë kategori.

“Jemi 99.99 % që vitin e ri akademik do të ketë një edukim të vazhduar, pra  hapja e shkollës së mesme.” -tha Azbije Rama, drejtoresha  e institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë.

“Përsëri fakultetet tona të edukimit janë duke nxjerr kapacitete mësuesish ndihmës të cilët do të jenë mbështetës të këtij target grupi.”- tha zv. ministrja e arsimit Nina Guga.

Në konferencën kombëtare dedikuar çrregullimeve të dëgjimit të fëmijëve theksi u vendos tek 3 shtylla kryesore: Parandalim, identifikim i hershëm dhe trajtim të patologjisë së humbjes së dëgjimit. Së fundmi, në QSUT është instaluar kabineti i audiologjisë, ku fëmijët me paaftësi në dëgjim, marrin shërbimin e Implant Koklear .

“Disa prej ndërhyrjeve që kanë një impakt kaq të rëndësishëm siç janë vaksinimi i fëmijëve nga disa sëmundje siç janë fruthi , rubeola, menigiti, parotiti, vaksinimi i vajzave adoleshente , para shtatzanisë për rubeolën apo testet depistuese si filizin dhe sëmundje të tjera infektive gjatë shtatzanisë, përmirësimi i kujdesit prenatal dhe perinatal duke përfshirë të gjitha ekzaminimet depistuese gjatë shtatazanisë dhe diagnostikimi i herëshëm i fëmijëve që kanë probleme me infekaionet e veshit të mesëm rrisin mundësinë e reduktimit në minimun të aftësive të tyre dëgjimore.Gjatë këtij viti janë planifikuar të kryhen 20 implante kokleare, 5 prej të cilave janë realizuar që prej muajve të parë të këtij viti.”- tha Entela Ramosaçaj Zv min e shëndetësisë.

“Ka 20 vjet që ne punojmë në këtë fushë, duke bërë më të mirën si në fushën e arsimit asahtu dhe në fushën e përmirësimit të shërbimit.” – tha Anila Meco drejtoresha  ekzekutive e Save The Children.

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Buci thotë se integrimi i këtyre fëmijëve që nuk dëgjojnë në shoqëri mund të arrihet nëpërmjet aktiviteteve sportive.

“Shumë fëmijë shqiptar që vuajnë nga kjo patologji do të mund të përdorin sportin si formë mësimi dhe për sjelljet shoqërore. Do të jetë e rëndësishme të punohet në partneritet.”- tha Fabrizio Bucci Ambasadori italian në Shqipëri.

Në botë 3 në 1000 fëmijë lindin me humbje apo me çrregullim në dëgjim, por 60% e tyre mund të parandalohen nëse kapen dhe trajtohen nëm në kohë. Këshilla kryesore që ekspertët u japin nënave, kryerja e të gjitha ekzaminimeve dhe vaksinave të parashikuara për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?