Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij në Facebook, pamjet nga ambienti i ri ku pritet të prezantojë programin dhe arritjet, sipas tij të qeverisë. Fillimisht Rama komunikon me hartuesit e ambientit nga distanca dhe kërkon të vendosen disa detaje në monitore.
Rama: Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të. Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës.
Në një moment Rama ndalet tek sektori i energjisë, ku tregon të dhënat dhe sipas tij diferencën e prodhimit të energjisë përpara dhe pas 2013. Kreu qeverisë sjellë në vëmendje rastin e një kompanie në kohën e qeverisë Berisha, që sipas Ramës bëri një skemë për të vjedhur TVSH-në nëpërmjet pagesës së energjisë. Kryeministri tha se ky krim ka mbetur pa u ndëshkuar si disa të tjerë që janë të mëdhenj sipas tij. Duket se Kryeministri nënkupton ngjarjen e 21 Janarit dhe ‘Gërdecit’ që prej kohësh kërkon nga gjykatat dhe prokurori të ndëshkojnë fajtorët që dhanë urdhrat.
Rama:I janë dhënë 4 kapacitet tona prodhuese një privati në 2013 për të vjedhur nga TVSH, krim vepër kriminale por e pa hetuar, si shumë të tjera, që janë të mëdha po të mëdha fare dhe të pandëshkuara.
Komente
