Seanca e parë me video-konferencë, të pandehurit për vrasjen e Devi Kasmit refuzojnë gjyqin online (VIDEO)

14 Prill 2020, 10:01| Përditesimi: 14 Prill 2020, 10:54

  • Share

TIRANË - Pas aktit normativ për pezullimin e gjyqeve me prani të publikut si masë mbrojtëse për frenimin e përhapjes së COVID-19, është zhvilluar gjyqi i parë online, ku dy të pandehurit janë shfaqur në një videokonferencë nga ambientet e paraburgimit.

Gjyqi i parë online u mbjat me dy të pandehurit, shtetasin grek Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe Elton Halipaj nga burgu 313 në Tiranë. Por as kjo seancë nuk mund të vlejë për të hapur gjykimin në themel, pasi të pandehurit nuk dhanë përlqimin që gjykimi të zhvillohej online. Për rrjedhojë gjykimi u pezullua, pasi duhet aprovimi i të pandehurve. Në sallë ishin të pranishëm gjyqtari, prokurori dhe pala mbrojtëse.

Eftimiu Eftimiu dhe Elton Halipaj  janë të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.

Ishte Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që i kërkoi drejtorisë së Burgjeve të krijojë mundësinë për videokonferenca, për ata që ndodhen në paraburgim, për të mos djegur afatet e paraburgimit.

Kjo mënyrë me videokonferenca pritet të aplikohet në të gjithë proceset, por nëse palët nuk japin pëlqimin është i pamundur vijimi i procesit gjyqësor.

Tavolina ku rrinë gjyqtarët

1586850945_seanca001.jpg

Foto nga seanca

Eftimiu Eftimiu dhe viktima Devi Kasmi

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?