Nuredin Dumani

Kronikë

Nuredin Dumani dëshmon në gjyq grabitjen e banesës së dhëndrit të Agron Dukës: Më thanë se ishin 500 mijë euro! Tek argjendaria u vodhën 8.3 kg ar! Avokatja: Më kërcënoi

20 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:29

  • Share

TIRANË - Nuredin Dumani, dëshmitari i drejtësisë në një prej proceseve më të rëndësishëm kundër krimit të organizuar, dosjes “Plumbi i Artë”, vijon t’i qëndrojë deklaratave edhe në gjyq.

Në seancën e sotme gjyqësore  (20 shkurt)  në GJKKO, Dumani u përball më avokatët e ish bashkëpunëtorëve të tij në krim por edhe me vetë Gentian Sharrën, njërin prej të akuzuarve. I pari ishte avokati Sokol Hazizaj, mbrojtësi i Gentian Sharrës, për të cilin Dumani thotë se kanë kryer së bashku një sërë krimesh, kryesisht 5 grabitje me dhunë.

Dumani konfirmoi ngjarjet ndërsa dha detaje edhe për rolin e Gentian Sharrës, edhe si planifikues i grabitjes së një argjendari në Elbasan në vitit 2011.

Bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se plani u bë në shtëpinë e Talo Çelës që ndodhet në afërsi të servisit të Gentian Sharrës. Në këtë grabitje Dumani konfirmoi gjithashtu se në këtë grabitje u morën 30 ora dhe 8.3 kg flori.

Dumani gjithashtu konfirmoi edhe grabitjet e tjera, mes të cilave edhe atë të një kambisti në Elbasan, të cilin pranoi se e ka qëlluar vetë me armë.

Ndërkohë avokatja e të pandehurit Altin Ndoci ka kërkuar të merren masa pasi ka thënë që është kërcënuar nga Nuredin Dumani

Dëshmia

Dumani : Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëviz vetë herë pas herë.

Në 2020 kam marrë apartament në Elbasan përball parkut.

Avokati: A i njihnit rrugët?

Dumani: Varet ça rruge deri diku i njoh.

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010.

Dumani: Kam bërë shumë grabitje por mbajnë mend grabitën në Elbasan një argjendar, rreth vitit 2011. Unë se kisha parë me para viktimën po e kishte planifiku Gentian Sharra. Un kam shku vetëm ditën e ngjarjes.

Gentian Sharra na tha do ta godisja me levë hekuri. Ishte në një parking.

Avokati: Ku e biseduat planin për grabitjen? 

Dumani: E biseduam te shtëpia e Talo Celës që ndodhet në afërsi të servisit të Gent Sharrës është shtëpi dy kate me cati dhe asokohe nuk ka patur portë ka qënë me rrjetë. 
Viktima ishte trrup i mbushur, më i gjatë se unë. Grabitja u krye në orën 7-8 të mëngjesit, i morëm viktimës 2 çanta blu e errët ose e zezë nuk e mbaj mend fiks.

Avokati: E keni mësuar emrin e viktimës? 

Dumani: Nuk e kam fiksuar pasi smë ka interesuar.

Avokati: Çfarë mbani mend asaj dite? 

Dumani: Ka ra shi atë ditë.

Avokati: Çfarë kishte në çantat e viktimës? 

Dumani: Bizhuteri të ndryshme dhe mbi 30 ora ndërsa floriri 8 kile e 300 gram pa orat. Pasi i morëm shkuam të shtëpia e Talo Celës në papafingo i kemi derrdhur, i hoqëm çantat se mos kishte GPS.  Atë ditë kemi pas një benz 2500 kemi shkuar dhe jemi kthyer me të njëjtën makinë. Benzi kishte ngjyrë blu të errët. Viktima po shkonte tek dyqani por un e kapa kur po shkonte drejt makinës, nuk e di ku e ka dyqanin se atë ditë kam shkuar. Nuk mbaj mend asnjë numër telefoni, cantat i hoqi Talo cela nuk e di ku i ka lënë dhe kemi patur 2 mjetë Rover 75 dhe benz 2500.

Avokati: Vjedhja e kambistit në Kavajë. Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?

Dumani: Kemi bërë me klientin tënd, kemi bërë grabitje më Talo Celën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feci. Unë dhe Talo Cela do të bënim goditjen, Gentian Sharra shofer. Takoheshim shpesh 2-3 herë në javë me Gentin, grabitja është organizuar një javë më parë në fund 2012, fillimi i 2013. Ishim veshur sportiv sepse duhet të vraposh por nuk mbaj mend specifikisht ndërsa “viktima” xhaketë. Jemi larguar me mjetin tip Audi ku Gentian Sharra ishte shofer i mjetit, në momentin e grabitjes isha larg 20-25 metra. Ilirjan Feci ishte me BMË për policinë ose nëse do iknim. Organizimi është bërë në afërsi të autostradës, te shtëpia e hallës që jetonte në Itali së Ilrijan Fecit, e kishim si bazë.

Në një moment Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës.

Pyetje: Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Ora 15:26
Gjyqi 'Plumbi i Artë'/ Gentian Sharra: Nga 2012 e sot marr tendera, s'kam pse të vjedh, Dumani monton intriga

1710360954_6400gjkko1710360719.png1710360954_6400gjkko1710360719.png

Në seancën e hapur që mbahet në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë” Gentian Sharra thotë se Nuredin Dumani po intrigon pasi ai vetë ka qenë një biznesmen me 13  aktivitete tregtare dhe nuk kishte pse të vidhte.

Gentian Sharra: Nga 2012 e sot marr tendera dhe vazhdoj edhe sot. Tani i ka sekuestruar prokuroria. Jam taksapagues i rregullt. Kam pasur 13 biznese. Bar restorant, lloto, servis, pikë shumice. Në kohën kur zotëria thotë kemi bërë vjedhje bashkë unë kisha 13 biznese.

Dumanin une e kam takuar tek lokali im. E kam njohur për njeri të sëmurë. Vëllai i këtij vinte e bënte biseda me Talo Celën.

Unë nuk e di nga i monton këto intriga Nuredin Dumani e duke më veshur një imazh negativ.

Në 2017, nëse shikoni deklarimet tek Tatim Taksat në Elbasan unë kisha 2 miliard e 430 mln lekë. Kisha 200 mln lekë divident.

A ka logjikë që Gentian Sharra të shkonte në Berat të vidhte 2000 pound?

Avokati: A keni dashur ndonjëherë të vrisni Gentian Sharrën?

Dumani: Avokat, do shkojmë tek 2020-ta. Prit se jemi edhe më herët.

Avokati: A keni dashur ndonjëherë?

Dumani: Po të kisha dashur nuk do të ishte aty në kafaz.

Ora 14:57
'Më ke ngelur ti pa vrarë', gjyqi për ‘Plumbin e artë’, avokatja: Nuredin Dumani më kërcënoi, merrni masa! Dëgjoni procesverbalin audio të seancës

1736444043_plumbiiarte.jpg

Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i Artë’, pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Dumani.

Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja, mori fjalën dhe kërkoi të merren masa.

"Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha 'do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë'. Nuk mund të kërcënohemi kështu!".

Ora 14:12
'Plumbi i Artë', ballafaqimi i Dumanit me Gentian Sharrën, i penduari i drejtësisë tregon për grabitjen e shtëpisë së dhëndrit të Agron Dukës në Shijak

Nuredin Dumani në seancën e parë të hapur për dosjen ‘Plumbi i Artë’, u ballafaqua me Gentian Sharrën dhe me avokatin e tij. Në një moment Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës.

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë leket dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numëruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numëruar lekët.

Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Ora 13:27
Grabitja në Elbasan në 2012, Nuredin Dumani dëshmon në seancë: Qëllova me armë viktimën në gjoks

Nuredin Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme të dosjes 'Plumbi i Artë' mbi një grabitje të kryer në Elbasan, e organizuar nga Gentian Sharra dhe e realizuar në bashkëpunim me Talo Çelën.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth vitit 2012. Ai ka rrëfyer se në mëngjes, një makinë S-Class, me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën brenda, ka mbërritur për të ekzekutuar planin. Gjatë grabitjes, Dumani ka qëlluar me armë drejt viktimës, duke e goditur fillimisht në gjoks.

Pas kryerjes së grabitjes, grupi është larguar me një Opel të bardhë, duke kaluar mes për mes qytetit. Më pas, janë ndalur pranë një kapanoni, ku kanë hapur paratë dhe Dumani ka lënë armën.

'Në Elbasan kemi kryer grabitjen e një kambisti i organizuar nga Gentian Sharra. Nga paraditja vjen një makinë S-class ku ishte Gentian Sharra dhe Talo Çela, ka ndodhur rreth vitit 2012.

Kam qëlluar më armë, kam goditur fillimisht  viktimën në gjoks. Pas grabitjes kemi hypur në opelin e bardhë dhe dhe kemi vazhduar mes për mes qytetit, te një kapanon kemi parë volumin e lekëve dhe kam lënë armën.

Makinën e kemi bërë më xhama te zinj pas shtëpisë së Talo Çelës. Viktima kishte një benz 2500 portobagazh.

Viktima kundërshtoi, nuk e kishim bërë plan për ta qëlluar, i kam gjuajtur një herë ose dy herë në gjoks dhe një në kupën e gjurit', dëshmon Dumani.

Ora 12:42
Nuredin Dumani merret në pyetje nga avokati i Gentian Sharrës: Nuk kam pas vjedhur makina, mësova të grabisja nga Talo Çela dhe Gent Sharra

Në seancën e radhës për 'Plumbin e Artë', avokati i Gentian Sharrës vijoi me marrjen në pyetje të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. 

Avokati: Çfarë veshje keni patur ditën e grabitjes?

Dumani: Nuk e mbaj mend. Ilirjan Feçi mori cantën dhe na doli pak situata jashtë kontrollit se nuk donim ta vrisnim

Avokati:U ndeshet fizikisht me viktimën?

Dumani: Nuk kishte kohe që për konflikt pasi u godit me levë. Në mjet kur u kthyem ishte unë Ilirjan Peci, Gentan Sharra dhe Talo Cela. 

Gentian Sharra: Nuredin Dumani cfarë ka deklaruar që nga viti 2002-2006 ka qënë punëtor në ndërtim?

Dumani:Eshte e vërtetë

Avokati: Nga 2007-2009 ka punuar në LUSHJNE me fruta përime? 

Dumani: E vertete

Dumani: Në 2009 deri në 2010 kam qënë me patericë dhe kam patur hekura vazhdimisht, paterica ka qënë për një farë kohe. 

Avokati: Kur jeni bërë operacion në zemer?

Dumani: Në vitin 2009

Avokati: Keni patur ndonjë background kriminal para grabitjes së parë? 

Dumani: Un nuk kam pas vjedhur makina as nuk kam pas grabitur këto i kam mësuar nga Talo Cela dhe Gentian Sharra

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?