Kronikë

Seanca e radhës, Adriatik Llalla paraqitet në GJKKO! Seanca e radhës shtyhet për të premten

4 Maj 2021, 11:36| Përditesimi: 4 Maj 2021, 14:53

  • Share

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka mbërritur qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në seancën e radhës gjyqësore ndaj tij.  Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se Llalla pritej të ballafaqohej në këtë seancë me deshmitarët e kërkuar nga prokuroria.

Por seanca u shty t'u zhvilluar në datë 7 maj, diten e premte ora 9:00 , me qëllim njoftimin e ekspertëve kontabël për t'i pyetur në lidhje me akt-ekspertimin e kryer.

Kujtojmë se gjyqi ndaj Adriatik Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Me këtë vendim ra edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?