Seanca në Apel për Safet Gjicin, shtyhet më 20 qershor! Mungoi Alma Kaçi

13 Qershor, 09:47| Përditesimi: 13 Qershor, 09:55

  • Share

Shtyhet seanca e parë në themel ndaj ish- kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Togat e zeza shtynë sot seancën më datë 20 qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit. 

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?