Përfaqësuesja e parlamentit, Klotilda Bushka, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese është shprehur se presidenti Ilir Meta ka pasur një gjuhë jo të denjë për një kre i shtetit dhe raporti i tij institucional me qeverinë nuk ka pasur mundësi për riparim.
"Presidenti pati gjuhë aktive të përsëritur. Nuk kishte asnjë veprim për të reaguar përveçse disa deputetë të cilët çmuan se ishin plotësuar shkaqet për të kërkuar shkarkimin në 2021 e ndryshme nga ajo e 2020. Ndoshta tolerohet një shkelje për herë të parë, patëm e një klimë të mirë bashkëpunimi u tregua tek emërimet e gjyqtarëve Kushtetuese, por më pas u tensionua dhe s'kishte çfarë riparoje më tek kjo marrëdhënie. Ishte një situatë jo riparuese, përveç zgjedhjeve të organeve të Kuvendit ishte detyrim i Kuvendit që t'i përgjigjej situatave jo për rastin konkret. Ky ka qenë ndryshimi i 2020 me 2021 rezolutë kërkesë për shkarkim. Pasoja konkrete për çdo shkelje? Raporti i komisionit hetimorë është pjesë integrale e vendimit të kuvendit. Në faqe 54 deri në faqe 68 të vendimit. Aty jepen analizat me kuptimin e përgjegjësisë dhe fajsisë për të vlerësuar shkelje të rënda të kushtetutës ndaj presidentit. Aty analizohet edhe pasoja e shkeljes. Ne kemi bërë analizë të plotë për të gjitha sjelljet e presidentit që i kemi konsideruar shkelje", mësohet të ketë thënë Bushka.
Lajmi kryesor:
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
B.K./ReportTv.al