Ina Zhupa

Seanca në Kushtetuese për Parkun Kombëtar të Butrintit, Ina Zhupa: Besojmë te standarti i gjykatës por nuk tërhiqemi sido që të jetë vendimi

30 Nëntor 2023, 15:20| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 21:03

  • Share

Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca gjyqësore për sa i takon denoncimit të deputetes demokrate Ina Zhupa për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për t’u menaxhuar nga fondacioni shqiptaro amerikan AADF.

Para nisjes së seancës, deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi para institucuionit se shpreson që të merret vendimi i duhur dhe të mbrohen interesat kombëtare. Ajo shtoi se pavarësisht kërkesës së bërë për përjashtimin e 3 gjyqtarëve nga kjo çështje, ka bensim se Gjykata do i qëndrojë standartit të krijuar.

“Nëse Kushtetuesja bën interesat që i interesojnë një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon territorin… Butrinti në këtë koncesion cënohet se nuk do jetë më pozita e tij në UNESCO. Rasti që solli Kuvendi, ku tha se në Drezen është ndërtuar pavarësisht që ishte në UNESCO por harroi që pasi ndodhi kjo u hoq nga UNESCO.

Ne kemi besim tek gjykimi kushtetues, pavarësisht kërkesës që kemi bërë për përjashtimin e 3 gjyqtarëve. Besoj se Gjykata do qëndrojë në standardin që ka krijuar vetë. Ne nuk do tërhiqemi dhe do ndjekim çdo hap institucional, brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Zhupa.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 01/12/2023 10:09

    Ti moj cupe e ke mire per ato qe thua Por partia qe je ti eshte me antikombetare sesa kjo qe eshte aktualisht Prandaj ndrro partin qe te jesh e besushme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?