Tirane- Seanca e parë paraprake e cila përcakton nëse dosja e kardiologut Edvin Prifti do të shkojë në gjyq apo do rikthehet në SPAK nuk u mbajt sot. Shkak u bë mungesa e avokatit të kardiologut të njohur ndaj të cilit SPAK ka ngritur 4 akuza: nga korrupsion në 7 raste, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.
Vetë Prifti ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në GJKKO.
SPAK iu deshen 4 vite hetim për të përpiluar dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. i cili aktualisht vijon të jetë kardiolog në këtë spital.