Kronikë

Afera 'Partizani'/ Biznesmeni Bektashi përfundon mbrojtjen, kërkon pushimin! Më 6 mars, mbrojtja e Studio Pustina dhe 'Homeplan'

26 Shkurt, 15:10| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:46

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca paraprake për dosjen 'Partizani', ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi.  Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil. 

Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet më datën 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan' me biznesmenin Xhimi Begeja dhe Studio Pustina e financieres Andia Pustina. Edhe këta kanë kërkuar pushimin e çështjes. Pas përfundimit të seancës së sotme (rreth orës 15:00) foli për gazetarët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj i cili theksoi edhe një herë kërkesën e unifikuar të mbrojtjes së të pandehurve për pushimin e çështjes. 

'Të gjithë kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Nuk ka çështje. Të gjithë subjektet personat por dhe mbrojtësit jemi në një unison sepse është një çështje e tërë e stisur dhe ka një shkak të përbashkët, mungesën e faktit penal. E gjatë sepse është voluminoze. Nuk ka lëndë brenda, kemi kërkuar pushimin e çështjes. Pastaj do shikojmë si do veprojë gjykata. Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në vizionin tonë, mungesa e faktit penal, nuk lë shteg për alternativë. Ata kanë kryer veprime voluminoze, kanë dalë dhe jashtë objektit. Nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta', tha Gjokutaj.

Më tej avokati që mbron edhe Ilir Metën, tha se ai nuk përmbush asnjë kriter për t'u mbajtur në masën e paraburgimit. 

'Zoti Meta nuk ka kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë sigurimi. Nuk mund të ketë bashkëpunim në vepër penale dhe masat e sigurimit të jenë të kundërta. Ky antagonizëm i mbetet jo lojgitr por ndërgjegjes së SPAK. Jemi në pritje.'

Më herët kanë përfunduar mbrojtje, kreu i PD Sali Berisha, e dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët gjithashtu kanë kërkuar pushimin e çështjes.  Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rri drejt e fol shtrëmbër: 26/02/2025 13:01

    Ore, spo kuptoj drejt unë. Pse nuk e marin në gjygjë këtë Sali Protopapën kur ka seanca për të?? O të dhjefsha këtë drejtësi muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?