Seanca për Fredi Belerin, SPAK: Në telefonin e Pandeli Kokaveshit u gjet një grup ku ju premtoheshin qytetarëve ‘letra greke’

19 Dhjetor 2023, 17:18| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:23

  • Share

Fredi Beleri dhe shtabi i tij elektoral kanë premtuar për qytetarët e Himarës pasaporta greke dhe përfitime të tjera në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit. Ky fakt u bë i ditur në seancën e radhës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur i cili është arrestuar për korrupsion zgjedhor më 12 maj.   

Gjatë paraqitjes së provave, përfaqësuesit e SPAK thanë se vetë Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit të tij i cili iu sekuestrua gjatë arrestimit në flagrancë në lokalin e tij në Himarë. Pyetjes për këtë fakt Beleri preferoi të mos i jepte përgjigje. Por nga ekspertimi i telefonit të anëtarit të shtabit elektoral Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup ne aplikacionin Whatsapp i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas prokurorise, janë gjetur biseda rreth ndihmesës qe do ti ofrohej qytetarëve te Himarës dhe zona përreth nder to edhe per sigurimin e “letrave greke”. Madje ne një bisede, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit duke i kërkuar të bënte kujdes me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do te digjesh ti! Avokatët e të pandehurit Fredi Belerit i kundërshtuan thëniet e prokurorëve, pasi sipas tyre grupi në fjalë nuk ka lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se moment ii kryerjes së veprës penale.

Ata pretenduan se telefoni ka qene ne pronesi te nenes se Pandeli Kokaveshit i cili u arrestua për blerje votash bashkë me Belerin por u la i lirë më pas për shkak të problemeve shëndetësore.

Për shkak të mos-dorëzimit të kodit, prokuroria nuk ka arritur të ekspertojë telefonin e Fredi Belerit, por të bashkëpunëtorit Arsen Rama ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet që ata kanë pasur. Pasi u kontaktua nga Beleri dhe stafi i tij në Himarë, Rama njoftoi policinë dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me prokurorinë për dokumentimin e çështjes përmes përgjimit të pazareve për blerjen e votave dhe simulimit të veprimeve. Seanca e radhës ndaj Belerit pritet të zhvillohet më 29 dhjetor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shezo: 21/12/2023 00:38

    Pse se jep kodin nuk ka fuqi ta hapi spaku apo do ti fahij provat spaku dhe pastaje do thon nuk kishte gje ne nje rast ne gjermani per 10 sekonda e hapi telefonin tim vete shefi krimeve jo me spaku nuk hap dot telefonin u hidhni hi syve shqiptareve ca mendoni se nuk marin vesh jemi ne 2023 shin o njerz nuk ja hidhni dot popullit sot nuk jemi ata para 40 viteve jo

    Përgjigju
  • Iris: 20/12/2023 03:31

    Jepuani celularin e Belerit,Musadit izraelit,ua zberthejne kodin ata pa problem.Kujton idioti se po nuk e dha kodin,ja hodhi! Sot asgje nuk eshte e padeshifrueshme,sidomos per sherbime vendesh te tilla qe e kane pasion kete pune.

    Përgjigju
  • lani: 19/12/2023 20:33

    po spaku ka mjete te sostifikuara per zberthimin e tel apo kan ndryshu mendim se per nje popull e ckodojne me nje here kurse per kete palaco nuk e bejne turp

    Përgjigju
    • Or tej: 19/12/2023 23:16

      Thua se vetem ky premtoi gjera te tjereve per fushate or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?