Kronikë

Debate në seancën e 'Plumbit të Artë'/ Alibej: Do zbërthej krimet për gjithë Suel Çelat! Xhuljan Hoxha: Porosite vrasjen e Otit të Elbasanit! Qoli: Kam frikë se do vdes në qeli

8 Prill, 10:58| Përditesimi: 8 Prill, 19:42

  • Share

TIRANË- Në rrëfimet e tij të gjata për SPAK që zbardhën dhjetëra ngjarje kriminale me shumë të arrestuar në dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, ia faturon Suel Çelës tentativën për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si Oti i Elbasanit. Por, në seancën e radhës në GJKKO, një deklaratë e fortë u bë nga njëri prej të pandehurve, Xhulian Hoxha, i cili mori pjesë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela. Në një debat të tensionuar me Erion Alibejn, Hoxha tha se ishte ai që porositi vrasjen e Otit dhe jo Suel Çela.

“Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibej, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela”, ka dëshmuar Hoxha mes të tjerash.

I pranishëm në seancë, vetë Erion Alibej tha se për momentin do ketë durim, ndërsa paralajmëroi rrëfime të forta për Suel Çelën dhe jo vetëm.

Erion Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërteta dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen, derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljano Hoxha: Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.

Tjetër rrëfim tronditës u dha nga banka e të akuzuarve, kësaj here nga Petrit Qoli.

"Kam frikë se do vdes, kam një gjëndër në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësues dhe nuk më kanë bërë pune. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithë", u shpreh Qoli. 

Ndërkohë Nuredin Dumani, u pyet nga avokatët për njohjen dhe marrëdhënien që kishte me Henrik Hoxhajn, të cilin e kishte njohur në 2019-ën në ditëlindjen e Festim Qolit.

Nuredin Dumani: Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç më ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat. Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë të flisnim për muhabete të vjetra sepse ishim të ngarkuar në atë moment.

Megjithatë, i penduari i drejtësisë nuk harron të shtoj se për shumicën e ngjarjeve nuk i kishte treguar Henrikut, pasi e konsideronte të paqëndrueshëm dhe se i fliste goja më shumë se ç’duhej.

Ora 19:39
'Komisar Dritan Lame më ka dhunuar', rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra

1736874732_nuredindumani.JPG

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano.

Dumani ka treguar edhe një episod me policin e ndjerë Dritan Lame, që siç tregon i penduari i drejtësisë e ka dhunuar.

“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu”, ka treguar Dumani.

Pjese nga seanca me pyetje pergjigje:

Gentian Rumano avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?

Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fush-Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht, unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec.

Avokati: E keni pare me përpara këtij momenti?

Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku.

Dumani: Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.

Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?

Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK.

Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?

Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit

Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?

Dumani: Për dy vjet që kam nejt une me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.

Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje te tjera?

Dumani: Kjo me kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shume kohe për të folur për ngjarje te shkuara se kishim shume ngjarje neper duar.

Avokati: A keni marre porosi nga ndonjë person, qe ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?

Dumani: Porositë i merrja kur behje pagesa ose gjysma e pagesës.

Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut , qe doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar.

Dumani: Une e quaj tentative kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi bere ne.

Avokati: E keni deklaruar ne gjykatë të gjitha ngjarjet?

Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.

Avokati: A kanë qene edhe persona te tjerë?

Dumani: Ka qene edhe Festim Qoli, kur ne kemi bere biseda, kemi qene tek shtëpia ime, me vone edhe ne nje dreke ne Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Dumani: Përpara 2020 kam bërë vetëm në një fshat të Beratit.

Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?

Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, me tha qe dyshonin se isha unë i përfshire në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam taku kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe une ju kam sqaru që skam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por une kisha përshtypjen se ishte me i madh ne moshe, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që skam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.

Ora 12:19
‘Plumbi i artë’/ Dumani për Henrik Hoxhajn: Ishte drogaxhi dhe gënjeshtar! Për ngjarjet që kam organizuar shumicën e rasteve nuk i tregoja, sepse fliste me të tjerët

1743499070_henrikhoxhajnuredindumani.jpg

Foto: Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Në seancat në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon me dëshmitë e tij për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend.

Avokati Gentian Rumano e ka pyetur në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën. Sipas Dumanit, këtë të fundit e ka njohur në fund të 2019-ës, në festën e ditëlindjes së Festim Qolit.

“Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit, e festonim çdo vit me daulle. Hera e parë qe shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta.

Shumë prej njerëzve aty unë i njihja. Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje. Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç me ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat.

Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra, sepse ishim të ngarkuar në atë moment.  Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin.

Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët.

Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtepia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës", rrëfeu Dumani mes të tjerash.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aëlkjh: 09/04/2025 06:15

    Ushtar trima nuk dilni nga vrima

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?