Kosova & Rajoni

Dështimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Hoti: Po zvarrisin procesin! Kurti s'duhet ta ushtronte funksionin e tij, se di çfarë bën një deputet në zyrën e kryeministrit

23 Prill, 13:37| Përditesimi: 23 Prill, 14:10

  • Share

Ka dështuar për të pestën herë seanca për konstituimin e e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin të premten e 25 prillit.

Në lidhje me këtë situatë gazetari Shkodran Hoti tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se këtë gjë e sheh si një zvarritje, sidomos prej faktit që propozimi i VV për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit ka dështuar dy herë radhazi.

“E gjithë kjo situatë duket si një tentim për ta zvarritur procesin, sepse ishin të vetëdijshëm që në propozimin e njëjtë që dështoi dy herët e para dhe herën e tretë nuk u propozua hiç, ka qenë e ditur që nuk do t’i marrë votat edhe kësaj here.

Por krejt halli i pushtetit të Kurtit është tek çështja e formimit i qeverisë, sepse në një farë mënyre kryeparlamentari mund të votohet, por ngecja do të jetë tek qeveria. Ka 15 ditë afat për të dëshmuar që ka votat për ta kaluar edhe emrin e qeverisë”, u shpreh Hoti.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se sa mund të zgjasë kjo situatë me konstituimin e Kuvendit gazetari theksoi se nuk ka ndonjë kohë të specifikuar.

“Jam i habitur me opozitën që po i jep mundësi, duke e ditur që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të kalohet më tutje. E shoh të rëndësishme që të kalohet ky hap që për mua është procedurial.

Prej ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës nuk ka ndonjë afat që e specifiokojnë një çështje të tillë. Mund të zgjasë pafundësisht derisa opozita t’i drejtohet gjykatës kushtetuese. Është një situatë që mund të neglizhohet derisa të ketë një ndryshim të kushtetutës.

Kjo praktika e emrit është e njëjta praktikë që dikur e ka bërë edhe VV. Në 2014 dhe në 2017 e kishte kushtëzuar PDK dhe i thoshte hiqeni Kadri Veselin sepse brenda PDK-ës ka deputetë që edhe unë do t’i votoja thoshte Kurti. Prandaj mendoj se është një lojë e vazhdueshme e Kosovës”, tha gazetari.

Në fund Hoti nënvizoi se gjatë këtyre këto ditëve nuk ka pasur ndonjë reagim nga ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se Kurti pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen raportohet se shkon përsëri në zyrën e Kryeministrisë.

“Ai nuk duhet ta ushtronte funksionin e tij, nuk e di çfarë bën një deputet në zyrën e kryeministrit. Me ligjet që ka nënshkruar vet ai së bashku me deputetët e tij duhet ta kishin dhënë dorëheqjen. Madje ata do të paguhen si kryeministra dhe ministra edhe sot", përdundoi Hoti.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?