Teksa me datë 16 tetot pritet që të mbahen seanca për shqyrtimin e fillimit dhe mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës kushtetuese, Partia Demokratike i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ketë në këtë mbledhje edhe përfaqësuesin e saj.
Në kërkesën e firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kërkohet që përfaqësues i PD-së në këtë mbledhje të jetë Marash Logu, i cili është edhe këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së.
PD ka kërkuar që Logu të akreditohet në mënyrë që seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese, të jetë gjithëpërfshirëse dhe e hapur.
Logu sipas shkresës së firmos nga Bardhi, duhet t’i bashkohet përfaqësuesve të autorizuar nga Kuvendi për këtë seancë.
Komente

Mos pranoni asgje perfaqesim nga PD.Ajo parti nuk eshte konstuktive por vetem destruktive.Gjynaf per kohen te humbisni por to.
Përgjigju