Kronikë

Seanca për Shullazin tek Krimet e Rënda, avokati akuza prokurorisë: Procesi i padrejtë, provat janë të manipuluara

30 Tetor 2018, 11:43| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 21:32

  • Share

TIRANË- Ka nisur që në orën 9 seanca në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Report Tv raporton se avokati i Shullazit, Vladimir Meçe vazhdon të bëjë mbrojtjen e klientit të tij. Meçe akuzon prokurorinë se nuk ka zhvilluar një hetim të drejtë, dhe se ka bërë presion tek Ylvi Beqja për të ndryshuar dëshminë e dhënë në media, ku thoshte se me Shullazin kishte marrëdhënie të mira.

Meçe gjithashtu ka folur edhe për prezumimin e pafajësisë. Sipas avokatit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndikuar në media dhe opinion publik.

Opinioni publik u ndikua nga media dhe deklarata e Sali Berishës ku e cilësonte Shullazin si person të rrezikshëm. Prezumimi i pafajësisë është cënuar rëndë pasi Emiljano Shullazi u shpall fajtor pa pasur akoma një vendim të formës së prerë. Arrestimi dhe akuzat e Shullazit u ndikuan nga ndërkombëtarët, media dhe politika. Ylvi Beqaj është mashtrues klasik pasi ai nuk është kërcënuar nga Shullazi por nga persona të tjerë që ai u kishte marrë shuma të mëdha eurosh borxh.

Vladimir Meçe, avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit

Në argumentat e mbrojtjes, avokati Meçe shprehet se procesi ndaj Shullazit është i pabazuar në prova dhe se hetimin prokuroria e ka nisur pas një deklarate të bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha se Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen. Sipas avokatit, deklaratat e bëra publike nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat e ngritura ndaj Shullazit.

Komento

Komente

  • Loku: 31/10/2018 15:58

    Po krimineli mbron kriminelin. Vladimir Meçe dihet që ka qen prekuror agjent sigurimi pran Ramiz Aliz. Lekët që ka fitu me këto të fortët rrugës do i ler.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?