Deputeti italian, Angelo Bonelli

Seancë plenare e pazakontë në Itali, pas debateve të ashpra, njërit prej deputetëve i bie të fikët papritur

28 Prill 2023, 15:19| Përditesimi: 28 Prill 2023, 15:21

  • Share

ITALI- Një seancë e pazakontë plenare është zhvilluar ditën e sotme ku përpos debateve të ashpra, njërit prej deputetëve i ra të fikët.

Gjatë debatatit për një projektligj, për të cilin Partia Demorkatike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ranë papritur të fikët. 

Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para. Kur puna rifilloi, Matteo Richetti (Iv) i uroi "fat". Fjalët e tij u nënvizuan nga një duartrokitje unanime nga Asambleja Montecitorio.

"Dëshiroj t'i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë", tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana . "I dashur Angelo Bonelli, shërohu shpejt! Të presim - shkruan në Tëitter Chiara Braga , kryetarja e grupit Pd në Dhomën e Deputetëve - për betejat e shumta që duhet të bëjmë së bashku. Urimet më të mira nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike. "- tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?