Sebastian Haller

Sport

Sebastian Haller gati pas 2 operacioneve, sulmuesi: Mezi pres t'iu shoh

3 Janar 2023, 12:59| Përditesimi: 3 Janar 2023, 13:00

  • Share

Sebastian Haller është rikthyer të stërvitet me Borussia Dortmund. Sulmuesi kaloi muaj të vështirë në 2022, teksa pas kalimit nga Ajax te Dortmund për 31 milionë euro u diagnostikua me tumor në testikuj. Pas dy operacioneve sulmuesi edhe muaj më parë u kthye në stërvitje, teksa u ndal sërish pas pak kohe.

Tanimë duket se Haller është gati dhe këtë gjë e konfirmon në kanalet e komunikimit, duke pritur debutimin me verdhezinjtë në Bundesligë.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Dhe për mua nis shumë mirë 2023, sepse do të thotë rikthim në fushë! I kaluari nuk ka qenë viti më i lehtë, por më ka përgatitur të përballem me të gjitha sfidat e reja që më presin. Mezi pres t’iu shoh përsëri të gjithëve”, shkruan Haller në rrjetet sociale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?