Kronikë

'Secili nga ne ka një engjëll brenda vetes'/ Nis rindërtimi i shtëpisë që u shemb nga tërmeti

30 Shtator 2019, 09:45| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 09:57

  • Share

TIRANË- Një tjetër shtëpi e cila u bë e pabanueshme për shkak të tërmetit të 21 shtatorit, ka nisur rindërtimin nga e para. Disa ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e Edmond Zelës në Vaqarr, të cilit i premtoi se do të hyjë në shtëpi të re para Vitit të Ri. 

Ndaj pa humbur kohë ndërmarrjet e bashkisë në bashkëpunim me donatorët privat kanë nisur punën në terren. Pasi u bënë matjet, arkitektët realizuan edhe projektin që bën të mundur rindërtimin e shtëpisë së re që do ofrojë kushte komode banimi për 7 familjarët e kësaj shtëpie dhe në mënyrë të veçantë për tre vajzat e vogla.

Ka qenë vet kryetari i bashkisë së Tiranës ai që ka dhënë lajmin e mirë, teksa ka publikuar edhe projektin e kësaj shtëpie të re që do ndërtohet në Vishnje. 

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto në Facebook, teksa falënderon aktorin e Portokallisë Gaz Paja, i cili së bashku me miqtë e tij ka marrë përsipër investimin për shtëpinë e re të Edmond Zelës dhe familjes së tij. 

"Edhe shtëpia e Edmond Zelës në Vaqarr nisi rindërtimin! Faleminderit Gaz Pajës që mori përsipër investimin me miqtë e tij! Projekti i ri gati - nesër nis një ditë e re për Edmondin e familjen e tij hallëmadhe! 
Secili nga ne e ka një engjëll brenda vetes, për të ndihmuar dikë në nevojë, apo një djall që bën cinikun e ironikun. Pyetja është, kë zgjedhim të na drejtojë çdo ditë?", shkruan kryebashkiaku Veliaj.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tori: 01/10/2019 07:36

    Cfare idioti! Edhe ne shtepite e prishura ben poza dhe foto cilesore qe te dali bukur! Me legen nuk behet dmth

    Përgjigju
  • sapa: 30/09/2019 17:55

    Engjell ne shqiperi?edhe djalli eshte tmerruar nga ky vend!

    Përgjigju
  • Tani shkoder: 30/09/2019 14:13

    Sa shum rreklame

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?