Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 11 Qershor çështjen e vulës së partisë Demokratike, për të vendosur përfundimisht nëse do të pranojë ndryshimet statutore të Sali Berishës apo t’i lërë vulën Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.
Juristi i Partisë Demokratike Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se do të pranojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa i bëri thirrje edhe palës tjetër të bëjnë të njëjtën gjë.
‘Shpresoj që do të marrë zgjidhje shumë shpejt. Jemi përgatitur për detyrën 11. Gjykata e Apelit do të marrë një vendim. GJL i ka kërkuar të japë një vendim përfundimtar dhe zgjidhje të përhershme. Më në fund kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Më datën 11 shpresojmë të jetë edhe seanca e fundit. Shpresojmë të çlirohet PD nga kjo telenovelë. Shpresoj që edhe Rithemelimi. U kemi bërë thirrje që të gjitha palët të pranojnë vendimin e Gjykatës së Apelit. Të jetë një vendimmarrje përfundimtare dhe demokratët çlirohen nga kjo situatë.
Ne do të pranojmë çdo lloj vendimi që do të japë gjykata. Nuk kemi diskutuar vendimmarrjet e gjykatave. Ne vlerësimin tonë nga ana jonë nuk u diskutua. Mbajtëm një qëndrim korrekt. Ne nuk diskutojmë në lidhje me një vendim të GJK. Është një pushtet tjetër që nuk varet nga politika. Do garanci për të funksionuar i pandikuar nga trysnitë politike.’- u shpreh Sefa.
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me kërkesën e grupimit të Rithemelimit për rikthimin në grupin parlamentar të Sali Berishës, Sefa tha se Bardhi nuk ka kompetenca pasi është i përjashtuar me vendim kryesie nga PD.
‘Nikolla ka shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit. Lindita Nikolla nuk mund të jetë as ata që e kanë përzemër që e quajnë si lidere të re. Nuk mund të mbajë kryetar të grupit një person që nuk është anëtarë i PD-së me vendim të partisë. Bardhi është përjashtuar me vendim të kryesisë së PD-së. Nuk e kuptoj se me çfarë guximi e bën. Nuk mund të quhen grupi kryetar i PD-së. Meqë kjo telenovelë ka zgjatur kaq shumë le të zgjasë. Kam bindjen time si do të jetë. Di të arsyetojë. Mendoj se Nikolla duhet të kthjellohet mirë në leximin e ligjit.'- tha Sefa.
L.Nikolla eshte komplet e paafte!/E ndriti/ arsimin prandaj e emeruan /te shkelqeje/ dhe kuvendin.
Përgjigju