Politikë

Seferi për Report Tv: Marrim 76 mandate në gjithë Shqipërinë, 20 vetëm në Tiranë! Beteja ime është të fitojë PS, garën personale e kam në plan të dytë

5 Maj, 21:18| Përditesimi: 5 Maj, 21:30

  • Share

Kandidati për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë, Andi Seferi, i cili përfaqëson zonën e Njësisë 2, ka thënë për Report TV se Partia Socialiste do të marrë 76 mandate në total në gjithë vendin dhe 20 mandate në Tiranë.

Seferi tha se socialistët janë duke punuar për të maksimizuar sa më shumë votën në terren. Nga ana tjetër, ai tha se ndryshe nga herë të tjera, për të personalisht kjo është një fushatë me një energji tjetër, duke qenë se ka punuar në një tjetër fushë, në postin e zv.kryetarit të Bashkisë Tiranë për 10 vite.

"Është një fushatë që mund të konsiderohet e ndezur plotësisht. Të gjithë aktorët politikë janë në atë maksimumin e tyre, ku PS, nga të gjitha informacionet, kryeson fuqishëm. I referohem pjesëmarrjes dhe takimeve me qytetarët nga këto takime. Për sa i përket kandidimit tim, e pranova dhe e zgjodha me shumë kënaqësi, për të dhënë tani energjinë në një tjetër fushë, nga qeveria lokale tek ajo parlamentare. Tirana është e vërtetë që është fokusuar. Në Tiranë synojmë 20 mandate në qarkun e Tiranës. Duhet të kemi edhe diçka parasysh: që vota e diasporës ka kontributin e saj në të gjithë performancën politike. Ne do të marrim 76 mandate në total, sipas informacioneve tona."-tha Seferi.

Më tej, Seferi tha se Partia Socialiste flet me publikun për premtime të mbajtura, kurse palët e tjera janë duke dhënë premtime.

"Në qoftë se forcat e tjera flasin me ‘do të’, ne flasim me ‘kemi bërë’. Ashtu siç shumë reforma të nisura presin këtë mandat për të shkuar në Europë, ashtu si shumë projekte si premtime të mbajtura, do të vijojnë edhe me të tjerat që do të duhet të kenë energjinë tonë. Kemi fjalën e dhënë dhe fjalën e mbajtur. Për sa i përket prezencës së tyre në territor, si i kudo ndodhur që jam, përveç atyre fletpalosjeve që lënë nëpër makina ose këtyre videove sporadike që nxjerrin duke përfaqësuar njerëzit, edhe duket patetike."-tha Seferi. 

Seferi ka komentuar dhe ‘betejën’ brenda listës së hapur të qarkut, të cilën ai vetë e sheh në plan të dytë.

"Tani tipologjia e listës së hapur është bërë në një mënyrë të tillë që të maksimizojë votën e Partisë Socialiste, edhe më duket shumë e duhur, sepse edhe nga pikëpamja që kandidatët përfaqësojnë komunitete të ndryshme, duke pasur në embrion falë Partisë Socialiste, kanë maksimizimin. Pjesa tjetër, beteja brenda familjes tonë është komplet në plan të dytë. Personalisht, për Andin, misioni kryesor është fitimi i këtyre mandateve dhe, në qoftë se nuk do të jem pjesë e këtij parlamenti, ndryshe nga ca të tjerë, unë kam qenë 10 vite nënkryetari i bashkisë. Pra, nuk e kam mision në vetvete pozicionin në Kuvend, rëndësi ka të fitojë PS."-tha Seferi 

Nga ana tjetër, Seferi është pyetur edhe për ndikimin e mungesës së Veliajt në garën e zgjedhjeve parlamentare në Tiranë, ku ky i fundit mbante postin e drejtimit të qarkut përpara se të ndalohej nga SPAK.

"Ky qytet ka në embrionin e vet atë punën e skuadrës të drejtuar nga Erion Veliaj. Pra, thënë kjo, që moralisht skuadra pa kapiten, pavarësisht se fillon betejat, ka një lloj tkurrjeje morale të kësaj ecurie."-tha Seferi. 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?