Sejko: Ligj i posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në mikrofinancë

21 Maj, 14:14
  • Share

1716304775_a7bd2fd4c32244ee90b1f58b1cd46dec.jpg1716304775_a7bd2fd4c32244ee90b1f58b1cd46dec.jpg

Foto: Gent Sejko gjate raportimit ne Komisioni e Ekonomise, 21 maj 2024

Banka e Shqipërisë propozon që të bëhet një ligj për mbrojtjen e konsumatorit si dhe të shikohet ligji i përmbaruesve gjyqësor.  Në Komisionin e Ekonomisë Sejko tha se Banka e Shqipërisë po diskuton me Bankën Botërore për të ndërtuar një ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka.

“Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në:

Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë;

Hartimin, në bashkëpunim me Bankën Botërore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka;

Përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit;

Shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionare, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me 2 nivele;

Regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofoleve, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e intereresit,” tha Guvernatori.


Lajmi kryesor:

Mashtrimet me kreditë nga MCA, Sejko shpjegime tek Ekonomia: S'kam dijeni për hetime, revokimi i licencës nuk çliron qytetarët nga kredia e papaguar


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?