Banka e Shqipërisë është duke punuar për një ligj të ri funksional dhe për këtë është ngritur dhe grupi i punës që po punon për draftin, i cili do të ndjek dhe direktivat e Bashkimit Europianë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë raportimit të punës vjetore të institucionin që ai drejton në Komisionin e Ekonomisë, bëri të ditur se po punohet me Bankën Botërore për draftin ligjor që do i paraqitet kuvendit në një kohë sa më të shpejtë.
“Ka ardhur koha të rishikohet ligji për bankat. Është ngritur një grup pune. Kemi të qarta se ku duhet foksuohet, në veçanti për bankat e nivelit të dytë. Banka Botërore më e angazhuar për të në na ndihmuar për ndryshimin e ligjit për Bankat. Ligjet kaq të rëndësishme kërkojnë 2-3, vite. Ne do përpiqemi ta sjellim më herët. Do transpozohen dhe direktivat e BE.”- tha Gent Sejko.
Duke komentuar modernizimin e sistemit Bankar, Sejko shton se paralelisht me këtë proces rritet rreziku i sulmeve kibernetike. Për Sejko, garantoi se po punohet për një sistem mbrojtje kibernetike sa më të mirë.
“Lidhur me open banking, kemi ecur më shpejt se vendet e rajonit. Qëllimi modernizimi i pagesave dhe shkurtimi i kohës, Efikasiteti në pagesa. Përmes tyre kërkojmë formalizimin e ekonomisë. Duke parë sulmet kibernetike, jemi duke parë dhe sistemet e sigurisë. Ne kemi qenë vazhdimisht nën sulmet kibernetike, përpara sulmit real të fortë kibernetik. Dua t’ju garantoi se BSH ka marrë masa për të qenë maksimalisht e mbrojtur. Në raport me sulmet kiberentike ska siguri 100%. Kjo fushë kërkon investime kolosale. Kemi dy sfida, modernizimin e sistemit të pagesa, dhe mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. SA më shumë rritet modernizimi, aq më shumë rritet rreziku nga sulmet kibernetike. Ne po punojmë me të dyja.”- shpjegoi guvernatori.
Sejko shton se Bankat kanë sistem të fortë monitorimi kundër pastrimit të parave.
“Nuk janë bankat shkak që Shqipëria është në listën gri të moneyval... Ju jeni dëshmitarë që shumë individë kanë shqetësim se u kërkohet shumë informacion për të kryer veprime në banka. Kjo tregon monitorimin e fortë që bankat kanë për parandalimin e pastrimit të parave.”- thotë ai.
Duke komentuar ecurinë ekonomike të vendit tonë në vitin 2022, Sejko tha se inflacioni ka ndikuar në ekonominë shqiptare. Ai vlerësoi si mjaft pozitive, rritjen me 12.2% të pagës mesatare në sektorin privat. Uljen e papunësisë në nivelin 10.8%, shtimin e eksporteve me 42%, si edhe reduktimin e borxhit nga mbi 70% në 64.6%. Sejko paralajmëroi se rritja e inflacionit do të shoqërohet me rritje të normës së interesit, por shtoi se fatmirësisht inflacioni rezulton në rënie dhe parashikimet janë pozitive për një ulje nën nivelin 3% brenda mesit të vitit 2024.