'Sekreti' i Ronela Hajatit nuk shkon në finalen e Eurovision! Ja lista e plotë e 10 shteteve të kualifikuara (VIDEO)

10 Maj 2022, 09:54| Përditesimi: 10 Maj 2022, 23:15

  • Share

ITALI- Ronela Hajati me këngën e saj 'Sekret" ka çelur natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision. Këngëtarja shqiptare ka bërë një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pasi këngëtarja shqiptare nuk u kualifikua në natën finale.

1652211569_1652211547ronela1.jpg

Ronela Hajati pas performancës

Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë. Në total konkurrojnë 35 vende. 

Shfaqja filloi në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali ku mikpritësit ishin Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.

Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.

Ora 23:10
Shqipëria nuk shkon në finale, ja lista e plotë e vendeve të kualifikuara

Shqipëria nuk shkon në finale, ja lista e plotë e vendeve të kualifikuara

Lista e plotë e finalistëve
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda
 

Ora 22:39
Mbahet Eurovisioni, përfundon procesi i votimit! Nga 35 shtete, në finale do të shkojnë 10 artistë

1652210179_Screenshot2.jpg

Përfundon procesi i votimit në Eurovision. Në total konkurrojnë 35 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Ora 22:35
'Faleminderit që mbështesni Ukrainën', ja performanca e grupit ukrainas që ngriti në këmbë publikun dhe shpërthyen duartrokitjet në Eurovision (VIDEO)

Ukraina përfaqësohet sot në Eurovision Kalush Orchestra - Stefania, një performancë e cila është vjen në kushte aspak të zakonta, kur vendi i tyre është nën pushtimin e Rusisë. Mbështetjen e tregoi sot publiku edhe në Torino ku shpërthyen në duartrokitje.

'Faleminderit që mbështesni Ukrainën', tha këngëtari në fund të performancës.

Ora 21:55
Del VIDEO/ Ja performanca e plotë e Ronela Hajatit në Eurovision! Për pak minuta merr mbi 100 mijë klikime në Youtube

Ronela Hajati ka përfunduar performancën e saj në Eurovision me këngën e saj "Sekret", ku nga video zyrtare e hedhur këngëtarja shqiptare ka marrë mbi 100 mijë klikime në vetëm pak minuta. Mbi 250 komente kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.

Ora 21:34
Ronela Hajati në Eurovision, ja mënyrat si të votoni këngëtaren shqiptare

Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë ne festivalin më të njohur europian, Eurovision.  Këtu keni edhe mënyrën se si do të mund të votoni për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet ky votim. Kjo vlen vetëm për emigrantët shqiptarë, pasi shqiptarët nga Shqipëria nuk mundet të votojnë.

Ora 20:39
Pak minuta nga nisja e Eurovison, ja si duket Ronela Hajati

1652208018_Capture.JPG

Kur ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e Eurovisionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati shfaqet e veshur totalisht me rozë dhe shoqërohet nga katër djem balerinë dhe nga koreografia Klaudia Pepa.

1652208093_Capture.JPG

Në fotot e para para nisjes së Eurovision Ronela duket shumë e qeshur dhe padyshim plot emocione.

Kujtojmë se Ronela Hajati do jetë ajo që do hapë këtë mbrëmje magjike të Eurovision me këngën e saj “Sekret”

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 11/05/2022 09:05

    Ishte si jemi ne shqiptarët "Kot Fare",,,po mire kjo po ata qe epaskan nxjerrë fituese të Festivalit tonë të këngës ç paskan qenë ,,,tamam punë shqiptare

    Përgjigju
  • Nona na tirona: 11/05/2022 08:42

    U tu boft nona ty mi se na knoqu me aato b.tht E pasme e te parmet. Cuni Im rri gjith dite tu lujt lojra në kompjuter dhe buk harron te haj.. amon kudole ti te keqe nona e la kompjutrin U knoq ty pa ty me ate kongen qe e qave .. me Hoqe mallit e atyre qe dalin te bishti zhurrit në rrogozhin .

    Përgjigju
  • Kompozitori: 10/05/2022 22:40

    Më në fund një këngë që përfaqëson më së miri Shqipërinë : një iper bordello patronazhistesh. Suksese

    Përgjigju
    • Toni: 10/05/2022 22:54

      Hahahahahahaha. Na kenaqe. Ska me nevoje per koment. Sekreti na paska qene me nxjerre b..jashte.

  • Timi: 10/05/2022 22:27

    Veshje skandaloze, koreografi skandal. Pse nuk citohet komenti i prezantuesit italian per kengen?

    Përgjigju
  • Julia: 10/05/2022 22:13

    Dmth kjo quhet kenge? Ke qejf kur degjon Luan Zhegun edhe mbas 30 vjetesh dhe te kenaqet shpirti

    Përgjigju
  • Korca: 10/05/2022 22:06

    Asgje nuk kuptova. Kenge pa tekst dhe shume keq e veshur.

    Përgjigju
  • Makiwa71: 10/05/2022 21:53

    Baleti më pelqeu, po kanga aspak, më vjen keq po kështu e gjykoj unë.ta shohim në fund sa vota tash po merr.

    Përgjigju
  • Fakovsky: 10/05/2022 21:42

    Shume zhurme per asgje

    Përgjigju
  • B*3: 10/05/2022 21:19

    Edhe pse teksti nuk me ngjit shume, per mua shkelqeu, cdo gje ishte perfekt. Suksese!

    Përgjigju
    • Taku: 11/05/2022 08:11

      Vulgu qe ka mbytur tallavane shqiptare mori pergjigjen e merituar. Kjo eshte nje shuplake e forte nga kultura europiane qe duhet te shkunde te gjithe ata qe zhgarravitin skenat dhe ekranet tona me banalitete te tilla.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?