Elisa Spiropali dhe Marco Rubio

Politikë

Elisa Spiropali takohet me Marco Rubio, ministrja e Jashtme pjesë e darkës transatlantike në New York

25 Shtator, 09:24| Përditesimi: 25 Shtator, 20:32

  • Share

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga pjesëmarrja e saj në darkën transatlantike.

Spiropali u ftua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa thekson se aleanca strategjike mes dy vendeve do të thellohet dhe më tej, si në dimensionin politik, ashtu edhe në atë ekonomik si dhe të sigurisë.

“New York - Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”, shkruan Elisa Spiropali.

K.B/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?