Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken infektohet me COVID! DASH: Po përjeton simptoma të lehta

4 Maj 2022, 22:26| Përditesimi: 4 Maj 2022, 22:35

  • Share

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, të cilët kanë njoftuar se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta.

Në njoftim thuhet se Sekretari Amerikan nuk është takuar personalisht me Presidentin Joe Biden për "disa ditë" dhe nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë i kreut të shtetit.

Ai ishte planifikuar të mbante një fjalim të enjten në lidhje me politikën e administratës Biden për Kinën, por fjalimi ishte shtyrë. Blinken do të izolohet në shtëpi dhe do të punonte praktikisht derisa të përfundojë periudha e karantinës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mato: 05/05/2022 03:39

    Te ekstradojne Berishen se ai do ja kete ngjitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?