Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit (VIDEO)

12 Prill 2021, 08:21| Përditesimi: 12 Prill 2021, 14:38

  • Share

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në "gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.

"Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t'u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente ", tha Antony Blinken në emisionin"Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si "gripi kinez" ose "gripi Kung" për të përshkruar infeksionin.

Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, "tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t'u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t'i dalim përpara ".

Ai tha se bota duhet të ndërmarrë "një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim".

Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës "në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. "

OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është "jashtëzakonisht e vështirë" që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

Por shtoi ai, "Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim."

"Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne," tha Blinken. "Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur."

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t'i bëjnë vaksinat "më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. "

"Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë," tha ai. "Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën."/ VOA

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?