Mike Pompeo

Kronikë
Top 24

Sekretari Amerikan i Shtetit e konfirmon: Në mars në Shqipëri u arrestuan dy terroristë iranianë

6 Korrik 2018, 22:05| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 22:28

  • Share

Në datë 22 mars 2018, Report Tv raportoi ekskluzivisht se në Tiranë janë arrestuar dy iranianë, të dyshuar si terroristë. Disa muaj pas arrestimit, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit për aktivitetin e iranianëve në Europë. Në raport theksohet se në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit. Ndërsa në statusin e tij në Tëitter, Sekretari Amerikan i Shtetit shprehet se;

Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.

Mike Pompeo

Dy iranianët që u ndaluan në Tiranë nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Dy iranianët kishin mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor.


Raporti i DASH


Statusi në Twitter i Mike Pompeo



Lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com ne date 22 mars 2017

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?