Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio, mbërriti në Riad këtë hënë në udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme si Sekretar i Shtetit. Udhëtimi në Arabinë Saudite vjen përpara bisedimeve të pritshme me zyrtarët rusë që pritet të nisin të martën dhe që synojnë t'i japin fund luftës gati trevjeçare të Moskës në Ukrainë.
Bisedimet vijnë pasi Presidenti Donald Trump javën e kaluar foli me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe urdhëroi zyrtarët e lartë të fillonin negociatat për luftën, të cilën ai vazhdimisht u zotua t'i jepte fund gjatë fushatës së tij presidenciale. Riadi, i cili është gjithashtu i përfshirë në bisedimet me Uashingtonin për të ardhmen e Rripit të Gazës, ka luajtur një rol në kontaktet e hershme midis administratës Trump, e cila mori detyrën më 20 janar, dhe Moskës, duke ndihmuar në sigurimin e një shkëmbimi të të burgosurve javën e kaluar.
Negociatat pritet të nisin mes pasigurive për palët që do të marrin pjesë. Zelensky në deklratat e tij përcillte shqetësim të madh javën e kaluar për shkak të një mos konfirmimi të palës ukrainase në tryezën e negociatave.
Të njëjtës gjë I druheshin edhe vendet e BE të cilat sipas një deklaratë nga izraeli të sekretarit rubio, do të jenë të pranishme në negociatat me rusinë.
Mediat botërore flasin edhe për afate tashmë. Trump sipas tyre dëshiron të njoftojë një armëpushim brenda pashkëve ndërsa SHBA nuk ka arritur edne një marrëveshje të veccuar me Ukrainën, atë për mineralet e rralla në vlerë 500 miliardë dollarë, të cilën e quan një balancim me ndihmën që shba I ka dhënë ukrainës në armatime dhe paketa financiare.
Komente
