Marco Rubio

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë vit

6 Prill, 15:27| Përditesimi: 6 Prill, 15:28

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Irahimovic u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimovic në llogarinë e tij në X.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?