Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri (VIDEO)

10 Qershor 2020, 21:16| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 11:31

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo përmendi gjatë një deklarate për shtyp marrëveshjen e arritur në Shqipëri mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Pompoeo gjithashtu ka inkurajuar palët që të zbatojnë marrëveshjen politike.

"Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të zbatojnë këtë marrëveshje politike", deklaroi Pompeo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 11/06/2020 08:25

    Populli e kupton qarte mesazhin qe jep politika EUROATLLANTIKE per klasen e degjeneruar politike shqiptare dhe korrupsionin gjigand shteteror shqiptar. Ky mesazh konvenon me thenien e vjeter shqiptare:"U la me sh*rrën e vet."

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?