Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të qartë se vendet e BE-së do të jenë pjesë e pashmangshme e negociatave për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Sipas ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, Rubio ka informuar homologët evropianë mbi diskutimet e tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pas takimit ruso-amerikan në Riad.
Tajani theksoi se përfshirja e Europës në bisedime lidhet me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, duke shtuar se nuk mund të ketë negociata pa e diskutuar këtë çështje.
Ndërkohë, SHBA nën administratën Trump ka lënë të kuptohet se heqja e kufizimeve mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Komente
