Marco Rubio

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA heq dorë nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës nëse nuk ka përparim ditët në vijim

18 Prill, 12:27| Përditesimi: 18 Prill, 12:30

  • Share

SHBA do të ndërpresin përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë brenda disa ditësh, nëse nuk do të ketë shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet. Deklarata u dha këtë të premte, nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas të cilit, presidenti amerikan Trump është tashmë në pozicionin se nëse përpjekjet nuk do të kenë sukses atëherë pala amerikane do të largohet.  

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj pa fund. Kështu që ne duhet të përcaktojmë shumë shpejt tani, dhe unë po flas për një çështje ditësh, nëse kjo është e mundur apo jo në javët e ardhshme", tha Rubio.

Deklarata e sekretarit amerikan të shtetit u dhanë vetëm pak orë pasi ai takoi në Paris liderët evropianë dhe ukrainas në zyrën e Emanuel Macron. Pas bisedimeve në Paris të enjten, të cilat ishin të parat ku gjatë përpjekjeve për paqen nga Trump përfshihen fuqitë evropiane - Rubio tha se një kornizë paqeje e SHBA-së mori një "pritje inkurajuese". Zyra e Zelenskiyt i quajti bisedimet konstruktive dhe pozitive.

Ndërkohë nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Parisi, Londra, Berlini, Kievi apo Moska për deklaratën e Rubios, e cila përkoi me shenja të njëfarë progresi në bisedimet e SHBA-së me Ukrainën.

Trump tha të enjten se ai pret të nënshkruajë një marrëveshje me Kievin javën e ardhshme që do t'i jepte SHBA-së akses në mineralet e Ukrainës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?