Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, prit këtë të dielë (16 shkurt 2025) në Jerusalem, nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Pas një takimi me dyer të mbyllura, ata mbajtën një konferencë për shtyp, ku Netanyahu deklaroi se Izraeli dhe SHBA kanë një strategji të përbashkët për situatën në Gaza dhe kërcënimin nga Irani.
Netanyahu vlerësoi Presidentin amerikan Donald Trump si "mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë". Ai theksoi se të dy vendet janë të vendosura për të mos lejuar Iranin të zhvillojë armë bërthamore dhe për të frenuar agresionin e Teheranit në rajon.
“Me mbështetjen e Trump-it, ne mund dhe do ta përfundojmë këtë punë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Rubio theksoi se Hamasi "duhet eliminuar", duke nënvizuar se ky grup nuk mund të vazhdojë të funksionojë si forcë ushtarake apo qeverisëse në Gaza.
Lidhur me situatën në Liban, Netanyahu u shpreh se Izraeli do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur armëpushimin në këtë vend.
Ai tha se Hezbollah duhet të çarmatoset dhe se do të preferonte që këtë detyrë ta përmbushte ushtria libaneze, por nëse kjo nuk ndodh, Izraeli është i gatshëm të ndërhyjë për të mbrojtur sigurinë e tij.
Komente
