Bota

Sekretari amerikan i Thesarit do vizitojë Ukrainën! Dy vendet drejt një marrëveshje për mineralet e rralla

12 Shkurt, 14:18| Përditesimi: 12 Shkurt, 14:58

  • Share

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë. Lajmin e konfirmoi Presidenti amerikan Trump në një postim në mediat sociale të martën, ndërsa administrata përpiqet t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe të sigurojë aksesin amerikan në burimet natyrore të Ukrainës.

Bessent, i cili do të jetë zyrtari i parë i kabinetit në administratën e Trump që do të vizitojë Ukrainën, do të diskutojë aksesin e SHBA në mineralet e rralla të tokës, burimet energjetike dhe asetet energjetike të Ukrainës, sipas një burimi me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje. E ardhmja e disa prej ndërmarrjeve shtetërore të Ukrainës, do të jetë gjithashtu temë diskutimi, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti dhe nuk dha detaje shtesë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe Trump kanë shprehur interesim për një pakt sipas të cilit SHBA do të merrte tokë të rrallë nga Ukraina në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme për t'i mbrojtur Rusisë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, tha në një intervistë të dielën se Uashingtoni ishte gjithashtu i interesuar në marrjen e aksesit në burimet e naftës dhe gazit ukrainas në këmbim të mbështetjes së përpjekjeve luftarake të Ukrainës.

“Ne duhet t'i rimbursojmë ato kosto dhe ky do të jetë një partneritet me ukrainasit në lidhje me tokat dhe mineralet e tyre të rralla”, u shpreh Mike Waltz.

Trump ka dhënë sinjale të forta se e ka seriozisht idenë për mineralet e rralla të Ukrainës. Së fundmi Trump u shpreh se Ukraina mund të jetë në të ardhmen tokë ruse, një deklaratë e parë si një paralajmërim për rrezikun që I kanoset Ukrainës në rast se nuk gëzon mbështetjen amerikane.

Zelensky në pritje të nisje së negociatave po shpreh gjithë gatishmërinë e mundshme për partneritet me SHBA, madje të martën u shpreh I gatshëm edhe për shkëmbim territoresh me Rusinë në negociata.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?