Sekretari i Jashtëm britanik takim me Zelensky në Kiev

25 Nëntor 2022, 11:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 11:32

  • Share

1669372330_8.PNG

Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, ka zhvilluar një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Në foton e publikuar ata shihen duke shtrënguar duart në formë respekti, ku Cleverly tha se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar po e mbështeste Ukrainën duke vepruar dhe jo duke thënë fjalë boshe, raportojnë mediat e huaja.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje "praktike" për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete të tjera emergjente.

Ai gjithashtu do të sigurojë 3 milionë funte të tjera për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat ​​dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?