Politikë

Do vendoset për shkarkimin/ Sekretari i Këshillit Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës tuaj mbledhje

23 Shtator, 16:08| Përditesimi: 23 Shtator, 16:25

  • Share

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli i është përgjigjur sërish Erion Veliajt, pas letrës së tij një ditë më parë, ku kërkonte që të hidhej në votim prania e tij në mbledhje. Në letrën që i ka dërguar Veliajt në qeli, sekretari i Këshillit Bashkiak i thotë kryebashkiakut se nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës së tij mbledhje.

Por në fakt, duke si një lojë fjalësh, pasi vetë Veliaj tha se nuk është infromuar zyrtarisht për mbledhjen dhe për rendin e ditës, ku do të diskutohet për shkarkimin e tij. Në këto kushte, teksa priste që të votohej prania e tij, ekipi ligjor i Veliajt as nuk dërgoi kërkese tek Burgjet për të marrë leje.

“I nderuar Kryetar, Në vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çon kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.

Sa më sipër, ri përsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.


Lajmi kryesor:

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton me 50 vota për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bëhen bashkë! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?