Remzi Mehmeti, sekretari i sulmuar i KZAZ-së kashar

Kronikë

Sekretari i KZAZ Kashar rrëfen momentet e dhunës: Ishte votë e pakontestuar, u thashë se do e verifikonim, por vëzhguesi i Rakipit sulmoi fizikisht! E kallëzova, do bëjmë detyrën

15 Maj, 17:47| Përditesimi: 15 Maj, 18:57

  • Share

Sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, Remzi Mehmeti, ka rrëfyer momentet e incidentit, ku vëzhguesi i deputetit Ornaldo Rakipi e ka sulmuar fizikisht dhe goditur me grusht dhe shkelm.

Ai tha se nuk e njihte agresorin dhe menjëherë pas incidentit shkoi të depozitonte kallëzim penal në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Sekretari shpjegoi se shkak u bë një votë e kontestuar e PS nga vëzhguesi i Rakipit, teksa sqarimit nga Komisioni se do të verifikohej i është përgjigjur me skena dhune dhe më pas largim nga skena e ngjarjes.

“Ishte një votë e pakontestuar dhe vëzhguesi që nuk e dimë nëse ishte i akredituar, e ka kontestuar me zë të lartë. U thashë që të qetësoheshin se do rishikohej. Por ata vijuan që të bërtisnin dhe ankoheshin. U thashë se do merrja masa për përjashtimin e tyre nga KZAZ, por reagimi që pasoi ishte ai që u pa, me sulm dhe agresion. Vota ishte e PS-së, pretendohej për Orlando Rakipin por pati kontestime dhe duhet të ishte KZAZ që do shprehej për kontestimin.  Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë. Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar. Ne kemi bërë kallëzim te Komisariati nr. 6, pasi nuk i njoh personat dhe presim që hetimet t’i bëjnë ata për rastin. Ne do ta kryejmë detyrën tonë me çdo kusht”, u shpreh sekretari që ra pre e agresionit fizik.


Lajmi kryesor:

Kashar/ Vëzhguesi i kandidatit të PS godet me shkelma kreun e KZAZ, shoqërohet në polici! Celibashi: Rifilloi numërimi i votave (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?