Arben Kashahu, Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD i ka cilësuar të duhura vizitat e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë gjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Malokun, Kashahu thotë se këto dy vende nuk janë zgjedhur pa qëllim për të kryer vizita, pasi sipas tij ato kanë shumë për të treguar lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Kashahu tha se në këtë moment, në Shqipëri duhet sjellë besimi se ky vend mund të zhvillohet dhe se plani i PD-së është i realizueshëm.
"Është pikërisht situata e duhur për t'i bërë ato. Basha është kandidati më i mundshëm për kryeministër i Shqipërisë. Si i tillë, Basha ka bërë dy takime shumë të rëndësishme sy më sy. Janë në kohën e duhur për disa arsye. Në Shqipëri duhet sjellë besimi se vendi do zhvillohet dhe se plani i PD-së është i realizueshëm. Ka interes nga vendet perëndimore se mund të investohet në Shqipëri. Është diskutuar për turizmin me kryeministrin e Kroacisë. Këto dy vende kanë veçori prandaj nuk janë zgjedhur kot. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, në raport me zhvillimin e konferencën e parë ndërqeveritare Kroacia ka shumë se çfarë të na tregojë" - tha Kashahu.
Njësoj si kryedemokrati Basha, edhe Arben Kashahu shprehet i bindur në integrimin e Shqipërisë në BE dhe se plani i demokratëve për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Ai thotë se ky plan është i realizueshëm.
"Plani ynë për integrimin u prezantua në një panel me Shoqërinë Civile. Plani është një program që prek problemet më të mëdha që kemi sot. Programi për integrimin ka një rëndësi të madhe për situatën e brendshëm në Shqipëri, reformat e brendshme. Pavarësisht se PD programin e shpalosi në këtë tryezë, kjo nuk e bën më pak prioritare. Hapja e negociatave brenda 6 muajsh nuk është premtim ambicioz por është një angazhim i realizueshëm. Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, Shqipëria do zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ministria e Integrimit do jetë një nga ministritë e ardhshme në qeverisjen e PD-së. Roli i saj do jetë horizontal. Do të ketë përfaqësitë e saj. Do bëjnë kontributin kryesor të procesit të integrimit. Është një vëmendje e shtuar për integrimin e Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme aktuale nuk e ka një vëmendje të tillë. Nuk ka një përfaqësi politike për ta trajtuar në nivelin e duhur teknik apo politik.
PD do të japë mesazhin që bazohet në një realitet. PD është partia më integruese në Shqipëri. Është PD-ja që e çoi Shqipërinë drejt integrimit në BE, liberalizoi vizat, futi Shqipërinë në NATO. Nuk duam të tregojmë që kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve pasi kjo është e ditur. Ndërsa përsa i përket turit europian të Bashës ka pasur qëllim të prezantojë dy kryeministrave të rajonit, prospektin tonë për zhvillimin pas 25 prillit dhe tu kërkojë që të bëjnë çfarë të jetë e mundur për të çuar para integrimin. Ne duhet ta mundësojmë me vullnet të brendshëm. Ne i kemi artikuluar këto kushte në formën e problemit. Partia që i ekspozon dhe i identifikon dhe që ka një plan se si t'i mbushë është PD" - tha Kashahu.
Kashahu foli dhe për situatën e krijuar nga koronavirusi si dhe për kritikat e kreut të qeverisë, Edi Rama ndaj BE-së për vaksinat. Ai tha se BE po i ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor me të gjitha mundësitë e saj, ndaj dhe këto vende nuk duhet të kenë një retorikë fyese ndaj unionit.
"Midis Ramës dhe BE-së ka një thyerje që nuk ka ndodhur vetëm për shkak të kësaj çështje. Rama e ka përdorur. Nuk përbëjnë thelbin e çarjes së Ramës me BE-në. Në raport me vaksinat, BE ka vendosur në dispozicion për Ballkanin Perëndimor një buxhet të mjaftueshëm për t'i ardhur në ndihmë. Vendet nuk duhet të jenë në një retorikë fyese. BE ka pasur probleme në lidhje me prodhimin e vaksinave. Në asnjë moment, BE nuk e ka penguar kryeministrin Rama dhe e ka motivuar. Çfarë ka qenë në dorën e BE-së, ajo i ka bërë publike shumë më përpara.
O zot kush eshte sekretar i mardhenieve me jashte i Pd-ës.Debil i lindur.Megjithese,po ja fus kot,kujt ti thuash,e gjithe Pd-ja keshtu eshte,duke fillu nga Luli Basha.
PërgjigjuCfare e nxirrni kete idiot aktiv... kete dorodolec dhe buf pulash..?!!! Nuk e shihni qe ai flet percart... fle ne kembe dhe vuan nga depresioni...I perzgjesh Basha te gjithe gjumashet si puna e tij qe flene gjume e gogesijne edge kur flasin...hahhaha
Përgjigju