Sekretari i Omonias: Ligji shqiptar s'e pengon Belerin të jetë eurodeputet dhe kryetar i bashkisë! Fitoi pikë me qëndrimet kundër qeverisë shqiptare

16 Prill, 21:08| Përditesimi: 16 Prill, 22:25

  • Share

Marin Suli Sekretari i Përgjithshëm i Omonias në një intervistë për “Frontline Interview” në Report tv u shpreh se sipas ligjit shqiptar kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet nuk ia mohon të drejtën për të qenë dhe kryetar i bashkisë së Himarës.

“Ligji shqiptar nuk e mohon që Beleri të jetë dhe kryetar i bashkisë dhe eurodeputet. Pra ligji shqiptar nuk parashikon të bërit eurodeputet çka do të thotë se ligji që nuk ndalohet nuk mund ta pengosh. Por ka kohë deri atëherë se do jetë fundi i shtatorit”, tha Suli në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço.

Si u arrit deri në kandidimin e Belerit nga Demokracia e Re në Greqi për të qenë eurodeputet dhe sa janë shanset që ai të zgjidhet?

“Partia demokracia e re, është një parti serioze, sigurisht ka organet e veta ka një proces ku fillon propozimin e kandidatëve, kalon në të gjitha sitat e filtrimit të partisë dhe pastaj kalon fazën më të rëndësishme që janë sondazhet brenda partisë dhe jashtë saj, në të gjitha sondazhet Beleri rezulton me vota shumë të kënaqshme që kalojnë pragun dhe mundësinë që ai të zgjidhet dhe në fund kanë marrë një vendimmarrje politike që Mitsotakis kanë bërë shpalljen e tij kandidat. S’ka gjë për prapaskena, Beleri është shtetas grek”, shtoi Suli.

I pyetur nëse përgatitjet për ta kandiduar për eurodeputet kanë filluar para apo pasi ai të arrestohej, ai refuzoi të japë një përgjigje të qartë por tha se qëndrimi i Belerit kundër qeverisë shqiptare i ka dhënë pikë.

“Pikët e Belerit dhe qëndrimi i tij konseguent kundër qeverisë dhe dinjitoz i ka bërë që ti rriten pikët. Nuk e di kohën e saktë kur kanë filluar propozimet dhe kur janë bërë sondazhet. Belerit i janë rritur pikët.”

Një person pas hekurave, sa i duhet Greqisë për ta çuar në PE?

“Beleri është simbol i kundërshtimit dhe vjedhjes së pronave që të mos dëgjoni ato intervistat e turpit që ne që vijmë nga mali nuk lejohemi të ngulim çadrën. Beleri është një njeri që nuk ka administruar asnjë minutë pushtet. Ka mbrojtur tërë kohën interesat e himarjotëve, interesat e vendit të tij të Himarës dhe çka do të thotë që Greqisë sigurisht që i duhet një njeri që është simbol i luftës për të drejtat e njeriut dhe simbol i mbrojtjes së tokave të gjyshit të vetë”, u përgjigj Suli.

Ai refuzoi të pranojë se ka nota nacionalizmi në këtë kandidim.

“Nuk mendoj se ka nota nacionaliste, por kandidimi i Belerit dhe Dhima të dy janë nga Himara, do ngrenë zërin dhe do mbrojnë të drejtat e qytetarëve që janë shkelur nga qeveria abuziviste”, u shpreh Suli.

“Çdo njeri i lirë është i lirë të kandidojë. Nuk besoj se ka qasje nacionaliste. Nuk më duket dhe zotërinjtë që kanë ardhur në mbështetje të Belerit", u përgjigj më tej.

Pavarësisht se është kandiduar, Suli tha se edhe nëse Beleri zgjidhet eurodeputet nuk do të heqë dorë nga Himara.

“Sa e njoh unë Beleri s’ka për të hequr dorë kurrë nga Himara se është toka jonë. Të thashë nëse  do mbahen zgjedhje të reja Belerit i a heqin me dhunë, nëse do ketë vendimmarrje që të heqë dorë nga bashkia apo eurodeputeti nuk di ta them.”

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2024 02:45

    Z.Suli, Greqia mund t'i perdore kunder nesh Belerin e Dhimen si kale Troje ne parlamentin evropian,por ju siguroj qe as ne,as Evropa nuk jane trojane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?