Sekretari i Omonias 'rrëzon' Athinën: Fredi Beleri s'po përndiqet se është grek! Osmani: Çështja i përket drejtësisë

26 Janar, 20:12| Përditesimi: 26 Janar, 22:55

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’i hequr masën “arrest në burg” të caktuar nga Gjykatës së Vlorës për blerje të votave në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në Studio Live në Report Tv sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli ka deklaruar se Beleri nuk po mbahet në burg për faktin që është grek. Me këtë deklaratë ai ka rrëzuar pretendimet e Vangjel Dules por edhe të vetë Belerit e Athinës zyrtare që pretendojnë se i zgjedhuri për të drejtuar Himarën po ndiqet penalisht për faktin se është grek.

“Të gjithë e dinin që do refuzohej kërkesa e Belerit sot”.“Beleri nuk po përndiqet se është grek. Beleri në burg vetëm sepse nuk i pëlqen Ramës”, shtoi ai në studio me gazetarin Arbër Hitaj.

Por cilat janë arsyet që sipas tij Rama e do në burg Belerin?

“Thelbi i bisedës është çfarë pune i prish Ramës. Solli shkarkimin e zonjës Xhaçka. Zoti Beleri ditën që do vejë në bashki, komisioni i parë që do ngrihet është ai i abuzimit me pronat. Imagjino të hapësh letrat e 12 viteve çdo ndodhë. Kjo nuk ka lidhje me faktin se ai është grek. Beleri nuk i pëlqente Ramës sepse nuk do  t’i bindej. Gjuha e Ramës është skandaloze tetë ditë para zgjedhjeve.”

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani ndërsa mbështeti mendimin se çështja e Belerit nuk ka të bëjë me diskriminim për shkak të etnisë, tha se për të i tmerrshëm është fakti që komuniteti grek ka zgjedhur një personazh si Beleri që akuzohet për helenizimin e Himarës për të bërë këtë betejë.

“Në Himarë duhet ta shohim nga një këndvështrim tjetër. A ka diskriminim për shkak të etnisë nga qeveria për çështje Beleri. Jo tha Zotëria. A ka qeveri të korruptuar në Shqipëri? Po, ka. Sulmi i qeverisë ndaj Belerit është skandaloz unë preferoj që t’ja lë gjykatës. Unë shoh skandaloze faktin se komuniteti i nderuar grek përdor si kalë troje një personazh problematik. Gjykata nuk e ka lënë të shkojë të betohet. Pse do betohet? Sepse ligji shqiptar parashikon se nëse Beleri shkon dhe betohet ai shkon emëron zëdhënësin e tij... Një gjë tjetër e tmerrshme është se përse komuniteti grek zgjedh një personazh si Beleri për të kryer një beteje, një personazh i implikuar në dosje të tjera që kanë mbi supe mëkate te gjaku i shqiptarëve duke filluar me masakrën e Peshkëpisë dhe te përpjekjet e Belerit për të helenizuar Himarën  aktivitet që nuk mohohet sot prej askujt”.

"Unë nuk e përjashtoj pretendimin e zotërisë se atje ka betejë të tmerrshme për çështjen e pronës. E gjithë çështja është që ne duhet të themi se ka diçka të tmerrshme që fshihet për një lojë të konfigurimit etnik në Himarë."

 Më tej Osmani theskoi se çështja Beleri i përket drejtësisë.

"Rama ka 100 mijë mëkate por çështja e Belerit është çështje e SPAK e drejtësisë, në të cilën është investuar Greqia dhe BE. Grekëve nuk u intereson Beleri por që të kenë një kartë të lojës së tyre brenda. Por çështja Beleri është e drejtësisë". 

Beleri  u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, nisur dhe nga fakti që nuk i është dhënë leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Ora 20:59
‘Dule bëri lapsus', sekretari i Omonias, Suli: Jo asociacion grek në Shqipëri, kufijtë s'ndryshojnë më

 

Një lapsus i ka quajtur sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli deklaratat e Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule për Asociacionin. Suli nënvizoi se nuk bëhet fjalë për plan për asociacionin të komunave ‘greke’ në jug të Shqipërisë.

“Një lapsus i Dules ishte ai, e trashën. Ka interesim real sepse të paktën për Himarës është e vetmja mundësi në një vend që ti je pre e abuzimit,nuk ka ka komb në botë që institucioni më i rëndësishëm të jetë hipoteka. Për një himariot është. Himariotët për shkak të dyshtetësisë kanë gjetur mundësi që të mbrohen. Është primordiale çështja e pronave”.

Ora 20:42
'Beleri është arratisur njëherë, SPAK s'e liron se ka precedent', Osmani: Plani i Athinës, asociacioni i komunave ‘greke’ në jug të Shqipërisë

 

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.

“Kjo ka qenë politikë dhe do jetë politikë. Unë nuk dua ti jap asnjë note që të kemi dashakeqësi ndaj komunitetit grek, minoritarëve por jetojmë në këtë shtëpi të përbashkët, komb dhe duhet ta mirëmbajmë. Nuk u tha që ka aktivitet sot në jug të Shqipërisë për Helenizimin e jugut të Shqipërisë sepse Greqia mendon në gjeopolitikë dhe strategji se nëse nesër dhe pasnesër ndryshojnë ekuilibrat e rajonit dhe Ballkanit mendojnë në projeksionin e tyre një asociacion të komunave greke në jug të Shqipërisë të ngjashëm me   asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Greqia nuk i ka shprehur aspiratat e saj asnjëherë.

Sa i përket faktit se përse SPAK nuk e liron Fredi Belerin, Osmani tha se "ai është arratisur njëherë". 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?